Një tjetër zbulim mbresëlënës bënë shkencëtarët për planetin e kuq, Marsin.
Këtu e shumë kohë, është vërtetuar se në polet e planetit të kuq bie dëborë. Gjithashtu, siç citon alb-observer.com, është vërtetuar përbërja e dëborës, e cila përbëhet nga kristalë të ngrirë dhe dyoksid karboni.
Studiuesit e MIT, pretendojnë se ata mundën të “matin” madhësinë e flokëve të dëborës, të cilat janë mikroskopike. Sipas rezultatit të studimit të tyre, një flok dëbore ei marsit, ka madhësinë e një qelize të kuqe gjaku.
“Nëse gjendet dikush në Mars, do ta përjetojë rënien e borës si mjegull, ngaqë ajo nuk bie flokë-flokë, por si grimca të rafinuara”, pohon Kerry Kachoi, profesore e Aeronautikës dhe Astronautikës në MIT dhe anëtare e ekipit të studiuesve, të cilët u bazuan në të dhënat që janë dërguar nga satelitët e MGS dhe MRO, që ndodhen në orbitë rreth marsit. Studimi i tyre u botua në revistën shkencore “Journal of Geophysical Research”.
Robotët hulumtues të Marsit, kanë dërguar imazhe të dëborës tek bie në polet e planetit të kuq./alb-observer.com/