Forumi Kuq E Zi
Përmbytja e madhe Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Përmbytja e madhe Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Përmbytja e madhe Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Përmbytja e madhe Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Përmbytja e madhe Empty Përmbytja e madhe 28/6/2011, 13:56

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
A ka ndodhur ndonjëherë përmbytja e madhe?

Shpesh kemi degjuar te permendet Permbytja e Madhe ose sic njihet rendom Permbytja Biblike.

Po i referohem me kete term pasi nga njerezit e thjeshte dhe ata qe nuk kane ndonje interes te caktuar per arkeologjine dhe historine termi Permbytja Biblika perfaqeson nje ngjarje te pershkruar nga tekstet fetare si nje katastrofe qe ka goditur njerezimin dhe vete planetin tone mijera vjet me pare.

Shumekush kufizohet brenda ketij kuptimi dhe nuk e lodhin koken te mesojne qe termi Permbytja e Madhe (Biblike) eshte shume me i vjeter se bibla, madje shume shume me i vjeter.

Ne kuptimin e ngushte te fjales arkeologji, Permbytja e Madhe nuk trajtohet aspak si nje fakt real ose merret ne konsiderate thjesht pjeserisht si dicka lokale dhe me permasa shume te vogla. Po ashtu dhe gjeologjia nga ana e saj refuzon me force mundesine e nje permbytje globale te dimensioneve te permendura ne tekstet e shenjta.

Me pak fjale shkencerisht ky fenomen nuk konsiderohet i mundshem dhe ndonese zbulime te reja ne fushen e gjeologjise, fizikes, termodinamikes dhe kimise si dhe permiresimi i raporteve astronomi/paleoastronomi/gjeologji kane ndihmuar ne vertetime te faktoreve qe deri dje konsideroheshin fantazi apo thjesht teori te dyshimta, perseri ideja e nje permbytje globale konsiderohet aktualisht shkencerisht e papranueshme.

Pra ne kete kontekst une nuk besoj se kjo teme do shkonte larg nese do e trajtoja me shkencat e mesiperme. Ideja ime eshte qe per te dhene nje pamje me te qarte dhe konsideruar mundesine e ekzistences se nje permbytje ne shkallen globale rruga me e mire per momentin eshte pasqyrimi i saj nepermjet referencave ndaj miteve, legjendave dhe gojedhenave te ndryshme.

Perpara se ta shtjelloj do me duhet tju kujtoj qe shkenca eshte vazhdimisht ne progres dhe teori te vjetra po zevendesohen nga te reja per te cilat me pare mendohej se ishin te pamundura. Shpesh ne kete forum kam permendur teorine e spostimit te kores se tokes te Ch. Hapgood apo efektin e planeteve te tjera te sistemit tone diellor mbi token te Velikovskit.

Keto teori u priten me shume acarim nga komuniteti shkencor dhe autoret e tyre ndonese shkenctare me nje reputacion te padiskutuar dhe dinjitoze u denigruan dhe lane ne harrese per te ardhur ne ditet e sotme kur keto teori jo vetem po merren ne konsiderate por edhe po provohen si te sakta etj. Pra me kete dua te them qe ajo qe dime sot nuk eshte absolute dhe e nesermja mund te kete rezervuar shume surpriza te kendeshme dhe jo te tilla.

Per kete teme si fillim do perdor nje informacion qe e kam marre nga libri qe po punoj per forumin Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura dhe me pas do e pasuroj me materiale te tjera te cilat do me duhet ti grupoj dhe pershtas per temen.


A Ka Ndodhur Ndonjehere Permbytja e Madhe?

Kjo eshte pyetja qe mundon shume nga arkeologet dhe historianet kur ndeshen me mitet e ndryshme ne pothuajse gjithe kulturat e lashta te botes dhe sidomos ne ato indigjenet apo aborigjenet e cilat i kane mbijetuar 'ndotjes' nga kontakti me njeriun modern.

Dhe pikepyetja tjeter e madhe qendron ne faktin qe keto mite, legjenda dhe gojedhen ngjajne kaq shume me njera tjetren ndonese vendet apo kulturat te cilat i perkasin jane shume larg njera tjetres dhe skane patur fare kontakte me njera tjetren.

Ne disa nga mitet me te fuqishme dhe te qendrueshme qe kemi trasheguar nga kohet e lashta, specia jone duket se ka perftuar nje kujtese konfuze por rezonante mbi katastrofa te temerrshme globale.

Nga vijne keto mite?

Pse, ndonese ato rrjedhin nga kultura te palidhura me njera tjetren, jane historite kaq te ngjashme? Pse ato jane te veshura me nje simbolizem kaq te perbashket? Dhe pse ato shpesh ndajne kaq shume te njejtet personazhe dhe subjekt? Nese ato jane ne fakt nje kujtese atehere pse nuk ka te dhena historike per nje fatkeqesi ne rang planetar te cilat ato duket se i referohen?

A eshte e mundur qe vete mitet te jene te dhena historike? A eshte e mundur qe keto histori te pavdekshme dhe finoke, te krijuara nga gjeni anonime, te jene ne fakt nje mjet i perdorur per te rregjistruar nje informacion te tille dhe ta kalojne ate nga koha perpara se te fillonte historia?

Sa larg dhe sa gjeresisht shtrihet miti i njerezimit mbi permbytjen e madhe? Shume. Mbi 500 legjenda permbytjesh njihen sot ne bote dhe sipas nje studimi te specialistit Dr Richard Andree u konkludua se 86 prej tyre (20 Aziatike, 3 Europiane, 7 Afrikane, 46 Amerikane dhe 10 Australiane dhe te Pacifikut) jane komplet te pavarura nga legjendat tradicionale te permbytjes ne rrefenjat e Mesapotamise dhe ato Cifute.

DHE ARKA LUNDROI MBI MAJEN E UJRAVE

Ne Sumerine e Lashte ishte nje mbret i cili kerkonte perjetesine. Emri i tij ishte Gilgamesh. Ne kemi njohuri per perpjekjet e tij pasi mitet dhe traditat e Mesapotamise kane mbijetuar te gdhendura ne shkrimin kuneiform mbi tabela argjili te pjekur. Me mijera nga keto tabela disa prej te cilave datojne ne fillim te mijevjecarit te trete p.e.s. jane nxjerre gjate germimeve ne reren e Irakut modern.

Ato transmetojne nje pikture unike te nje kulture te zhdukur dhe na kujtojne ne se edhe ne ato dite kaq te lashta njeriu filloi te ruante kujtimet e kohes qe i perkisnin nje periudhe edhe me te lashte – kohe kur ata u ndane nga nje interval i nje permbytje te madhe dhe te frikshme:

Do i deklaroj botes veprat e Gilgamesh. Ky ka qene njeriu i cili dinte cdo gje; ky ka qene mbreti i cili njihte te gjitha vendet e botes. Ai ishte i urte, ai pa misteret dhe dinte gjerat sekrete, ai solli tek ne nje rrefenjen e diteve perpara permbytjes. Ai shkoi ne nje kalvar te gjate, ishte i lodhur, i rraskapitur nga puna dhe kur u kthye pushoi dhe gdhendi ne gur te gjithe historine.

Historia qe solli Gilgamesh ju tha atij nga nje fare Utnapishtim, nje mbret i cili kishte mbreteruar mijera vjet me pare dhe qe i kishte mbijetuar permbytjes se madhe dhe qe ishte shperblyer me dhuraten e pavdeksise pasi ai kishte ruajtur faren e njerezimit dhe te gjithe gjallesave.

Ka qene kohe me pare, shume kohe me pare, tha Utnapishtim, kur zotat jetonin ne toke: Anu, zoti i Kupes Qiellore, Enlil, zbatuesi i vendimeve hyjnore, Ishtar, perendesha e luftes dhe e dashurise seksuale dhe Ea, zoti i ujrave, miku natyral dhe mbrojtes i njeriut.

Ne ato dite bota gelonte, njerezit shumoheshin, bota pelliste si nje buall i eger dhe zoti i madh zgjohej nga gerthitjet. Enlil i degjoi zhurmat dhe ju drejtua zotave ne keshill, ‘Kjo potere e njerezimit eshte e patolerueshme dhe gjumi eshte i pamundur per shkak te babelit.’ Ne kete menyre zotat rane dakort qe te zhduknin njerezimin.

Por Ea pati meshire per Utnapishtim. Duke folur nepermjet murit te kallamte te shtepise se mbretit ai i tha atij per katastrofen qe do vinte dhe e mesoi si te ndertonte nje anije ne te cilen ai dhe familja e tij mund te mbijetonte:

Prish shtepine dhe nderto nje anije, braktis pronat dhe shiko per jeten, perbuz te mirat materiale dhe shpeto shpirtin tend... Prish shtepine tende te them dhe nderto nje anije me permasat dhe ne proporcion me te – gjeresine e saj dhe lartesine ne harmoni te plote. Merr ne bord farat e cdo gjallese.

Brenda nje kohe rekord Utnapishtim ndertoi anijes si ju urdherua. ‘Ngarkova ne te cdo gje qe kisha,’ tha ai, ‘e ngarkova ate me faren e cdo gjallese’:

Vendosa ne bord te gjithe miqte dhe sojin tim, ngarkova ne bord bageti, kafshe te egra nga natyra e gjalle, te gjithe llojet e zejtareve... Koha kishte mbaruar. Kur doli drita e pare e agimit u shfaq nje re e zeze ne mes te qiellit; gjemoi nga ku kaleronte Adad, zoti i stuhise... Nje shtangie deshperuese u ngrit ne qiell kur zoti i stuhise shnderroi driten e dites ne nje erresire te frikshme, kur ai e goditi token me nje kupe...

Diten e pare furtuna fryu me ashpersi dhe solli permbytjen... Asnjeri nuk mund te shikonte tjetrin. As njerezit nuk mund te dalloheshin nga qielli. Edhe vete perendite ishin te friksuara nga permbytja. Ato u terhoqen, ato u ngjiten lart ne qiell tek Anu dhe u kruspullosen neper qoshe. Zotat u struken si qen pazot ndersa Ishtar vajtoi duke vikatur me ze te larte, ‘A nuk i kam lindur une keta njerez qe te ngop detrat me trupat e tyre si te ishin peshq?’

Nderkohe, vazhdon Utnapishtim:

Per gjashte dite e gjashte nete fryu era, rrekete dhe stuhia dhe permbytja pushtoi boten, stuhia dhe permbytja u terbuan si ushtri armike. Kur agoi dita e shtate stuhia u qetesua nga jugu, deti u qetesua dhe permbytja rreshti. Pashe ne faqe te dheut dhe nuk pipetinte asgje. Siperfaqja e detit shtrihej nga te gjitha anet. I gjithe njerezimi ishte kthyer ne balte... Hapa kapakun e hambarit te anijes dhe drita ra mbi fytyren time.

Me pas u perkula dhe u ula ne gjunje ndersa lotet me pershkuan faqet pasi nga te gjitha anet pashe vetem uje... Ne distance, katermbedhjete lega larg dallohej nje mal dhe anija ndaloi aty; mbi malin e Nisir anija ngeci shpejt dhe nuk levizi me... Kur agoi dita e shtate mora nje pellumb dhe e leshova. Ai fluturoi larg por nuk gjeti asnje vend ku te ndalonte dhe u kthye mbrapsht. Me pas leshova nje turtull qe fluturoi larg por nuk gjeti asnje vend ku te ndalonte dhe u kthye mbrapsht. Me pas leshova nje korb, ai pa qe ujrat kishin rene, hengri, fluturoi perreth dhe nuk u kthye mbrapsht.

Utnapishtim e kuptoi qe tashme ishte parrezik te zbarkonte:

Hodha pak pije alkolike mbi majen e malit... Grumbullova dru dhe kallama dhe keder dhe mërsine... Kur perendite nuhaten eren e embel ata u mblodhen si miza perreth sakrifices...’

Keto tekste nuk jane aspak te vetmet qe na kane ardhur nga toka e lashte e Sumerise. Ne tabelat e tjera – disa pothuajse 5 mije vjecare, disa 3 mije vjecare – ‘figura Noah’ e Utnapishtim njihet me emra te ndryshem si Zisudra, Xisuthros ose Atrahasis. Por edhe me keto emra ai njihet menjehere si karakteri patriarkal i paralajmeruar nga e njejta perendi e meshirshme e cila drejton te njejten permbytje universale ne te njejten arke/anije pasardhesit e te ciles ripopullojne boten.

Ka shume ngjashmeri te dukshme midis mitit te permbytjes te Mesapotamise me historine e famshme biblike te Noahs dhe permbytjes. Studiuesit debatojne pambarimisht mbi natyren e ketyre ngjashmerive. Por ajo qe ka rendesi me te vertete eshte qe ne cdo sfere influence ruhet e njejta tradite solemne – tradite e cila na thote me nje gjuhe grafike per nje katastrofe globale dhe per nje zhdukje pothuajse totale te njerezimit.

AMERIKA QENDRORE

Mesazhi identik u ruajt dhe ne Luginen e Meksikes, shume larg ne anen tjeter te botes nga Mali Ararat dhe Nisiri. Aty te izoluar nga ana kulturore dhe gjeografikisht nga influenca Judeo-Kristiane, shume epoka perpara ardhjes se Spanjolleve, jane treguar histori per permbytjen e madhe. Sic duhet ti kujtohet lexuesit nga Pjesa e III, besohej se kjo permbytje kishte perfshire gjithe faqen e dheut ne fund te Diellit te Katert: ‘Shkaterrimi erdhi ne formen e shiut me rrebesh dhe permbytje. Malet u zhduken dhe njerzit u transformuan ne peshq...’

Sipas mitologjise Azteke vetem dy qenie njerezore mbijetuan: nje burre, Coxcoxtli dhe gruaja e tij Xochiquetzal te cilet ishin paralajmeruar per kataklizmen nga nje perendi. Ata iken ne arrati me nje anije te madhe te cilen ishin instruktuar ta ndertonin dhe ndaluan ne majen e nje mali te larte. Aty ata zbriten dhe me pas linden shume femije te cilet ishin pagoje deri sa nje pellumb ne maje te nje peme ju dha atyre dhuraten e gjuheve. Keto gjuhe ndryshonin kaq shume sa femijet nuk mund te kuptonin njeri tjetrin.

Nje tradite e afert Amerikano Qendrore, ajo e Mechoacanesecs, eshte edhe me e ngjashme me historine qe kemi ne Librin e Gjenezes dhe burimet e Mesapotamise. Sipas kesaj tradite perendia Tezcatlipoca e vendosur te shkaterronte njerezimin me nje permbytje duke shpetuar vetem nje fare Tezpi i cili hipi ne nje varke te madh sebashku me gruan e tij, femijet e tij dhe nje numer te madh kafshesh dhe zogjsh si dhe nje sasi te madhe dritherash dhe farerash, ruajtja e te cilave ishte thelbesore per ekzistencen e metejshme te rraces njerezore.

Anija ndaloi me majen e dukshme te nje mali mbasi Tezcatlipoca kishe vendosur qe ujrat e permbytjes te uleshin. Me deshiren per te mesuar nese ishte apo jo e sigurt qe te zbriste nga anija, Tezpi leshoi nje hute e cila u ushqye me kufomat me te cilat ishte mbushur toka dhe nuk u kthye mbrapsht. Me pas njeriu leshoi zogj te tjere nga te cilet vetem kolibri u kthye me nje dege ne sqepin e tij. Me kete shenje te qarte qe me ne fund toka kishte dale mbi uje Tezpi dhe familja e tij zbriten nga arka, u shumuan dhe ripopulluan token.

Memorie te nje permbytje te temerrshme si rezultat i nje pakenaqesie hyjnore jane te ruajtura po ashtu dhe ne Popol Vuh. Sipas ketij teksti arkaik, Zoti i Madh vendosi te krijonte njerezimin menjehere mbas fillimit te kohes. Ishte nje eksperiment dhe ai filloi me ‘figura te krijuara prej drurit te cilat dukeshin si njerez dhe flisnin si njerez’. Keto krijesa u treguan mosmirenjohese dhe e harruan Krijuesin e tyre’:

Dhe keshtu nje permbytje erdhi nga Zemra e Qiellit; nje permbytje e madhe u krijua dhe qe ra mbi koken e krijesave prej druri... Nje rreshire e rende ra nga qielli... faqja e dheut u erresua dhe nje shi i zi filloi te binte dite e nate... Figurat prej druri u asgjesuan, shkaterruan, thyen dhe vrane.’

Sidoqofte jo te gjithe u zhduken. Si Azteket dhe Mechoacanesecs, Majat e Jukatanit dhe te Guatemales besonin se nje personazh si Noah dhe gruaja e tij ‘Babai i Madh dhe Nena e Madhe’ i mbijetuan permbytjes per te populluar toka te reja duke u bere keshtu paraardhesit e gjeneratave njerezore qe pasuan.


AMERIKA E JUGUT

Tani le te levizim tek Amerika e Jugut ku gjejme Chibcas te Kolumbise Qendrore. Sipas miteve te tyre ata fillimisht kane jetuar ne gjendje te eger, pa ligje, agrokulture apo fe. Por nje dite midis tyre u shfaq nje njeri i moshuar i nje rrace tjeter. Ai mbante nje mjeker te gjate e te dendur dhe emri i tij ishte Bochica. Ai ju mesoi Chibcas si te ndertonin shtepiza dhe si te jetonin ne bashkesi si shoqeri.

Gruaja e tij qe ishte shume e bukur dhe qe quhej Chia, u shfaq mbas tij por ajo ishte e lige dhe kenaqej duke sabotuar perpjekjet bujare te te shoqit. Duke qene se ajo nuk i tejkalonte dot ne menyre direkte aftesine dhe fuqine e te shoqit, ajo perdori magji per te shkaktuar nje permbytje te madhe ne te cilin vdiq pjesa me e madhe e popullates. Bochica u zemerua dhe e perzuri Chia nga toka per ne qiell ku ajo u shnderrua ne Hene dhe ju dha detyra qe te ndriconte naten.

Ai po ashtu beri te mundur qe te uleshin ujrat e permbytjes dhe solli nga malet disa nga te mbijetuarit te cilet ishin fshehur aty. Me pas ai ju dha atyre ligjet, mesoi si te kultivonin token dhe institucionalizoi adhurimin e diellit nepermjet festivaleve periodike, sakrificat dhe pilgrimazhin. Me pas ai ndau pushtetin e qeverisjes tek dy kryetaret dhe shpenzoi kohen e mbetur te diteve te tij ne toke duke jetuar i qete dhe ne vetmi si nje asket i vertete. Kur u ngjit ne qiell ai u be nje perendi.

Me poshte ne jug, ne Kanariet nje tribu indiane e Ekuadorit permend nje histori te lashte te permbytjes nga ku dy vellezer shpetuan duke u ngjitur ne majen e nje mali te larte. Ndersa ujrat ngriheshin po ashtu dhe mali lartesohej dhe ne kete menyre dy vellezerit i shpetuan katastrofes.
Kur indianet Tupinamba te Brazilit u zbuluan ata adhuronin nje sere heronjsh civilizues dhe krijues. I pari i ketyre heronjve ishte Monan (i lashte, i vjeter) per te cilin thuhej se ishte krijuesi i njerezimit por qe me pas shkaterroi boten me permbytje dhe zjarr...

Sic e pame dhe ne Pjesen e II, Peruja eshte e pasur me legjenda mbi permbytjen. Nje histori tipike tregon per nje Indian i cili ishte paralajmeruar nga nje llama per permbytjen. Te dy sebashku, njeriu dhe llama u larguan ne majen e nje mali te larte te quajtur Vilca-Coto:

Kur ata mberriten ne maje te malit pane qe aty ndodheshin shume lloj zogjsh e kafshesh te ardhur qe me pare. Deti filloi te ngrihej dhe mbuloi te gjitha pllajat dhe malet pervec majes se Vilca-Coto; madje dhe aty dallget ngriheshin aq larte saqe kafshet u detyruan te mblidheshin grup ne nje zone te ngushte... Pese dite me pas ujrat rane dhe deti u kthye ne shtratin e tij. Por te gjitha qeniet njerezore pervec njerit u mbyten dhe nga kjo qenie kane rrjedhur te gjitha kombet ne toke.

Araucnaians te Kilit pre-kolombian kane ruajtur nje tradite qe flet per nje permbytje te larget ku vetem disa indiane arriten te shpetonin. Te mbijetuarit gjeten strehim ne nje mal te larte te quajtur Thegtheg (‘gjemues’) i cili kishte tre maja dhe aftesine per te pluskuar mbi uje. Ne ekstremin jugor te kontinentit nje legjente Yamana nga Tierra del Fuego thote: ‘Gruaja Hene shkaktoi permbytjen. Kjo ka ndodhur ne kohen e trazirave te medha... Hena ishte e mbushur me urrejtje ndaj qenieve njerezore... Ne ate kohe te gjithe u mbyten pervec disave te cilet ishin ne gjendje te largoheshin per ne pese maja te larta malesh te cilat nuk u mbuluan nga uji.’

Nje tjeter tribu e Tierra del Fuego, Pehuenche, e lidhin permbytjen me nje periudhe te tejzgjatur erresire: ‘Dielli dhe Hena rane nga qielli dhe bota qendroi ne ate menyre pa drite deri sa dy kondore gjigande ngriten diellin dhe henen perseri ne qiell.’

AMERIKA E VERIUT

Nderkohe ne anen tjeter te Amerikes, midis Inuiteve te Alaskes ekziston nje tjeter tradite mbi nje permbytje te temerrshme e shoqeruar nga nje termet i cili rrafshoi kaq shpejt siperfaqen e tokes sa vetem disa njerez te ngurtesuar nga tmerri arriten te shpetonin me kanoet e tyre dhe u fshehen ne majat e maleve me te larte.

Luisenot e Kalifornise se Poshtme kane nje legjende mbi nje permbytje qe mbuloi malet dhe qe shkaterroi pjesen me te madhe te njerezimit. Vetem disa shpetuan pasi arriten te largohen per ne majat me te larta te maleve te cilat u kursyen ndersa pjesa tjeter e botes u permbyt.

Te mbijetuarit qendruan aty deri sa mbaroi permbytja. Ne larg, ne veri, kemi nje tjeter mit te ngjashem te permbytjes qe eshte rregjistruar tek Huronet. Si dhe legjenda e Montagnais qe i perkiste familjes Algonquin tregon sesi Michabo ose Lepuri i Madh rikrijoi boten mbas permbytjes me ndihmen e nje korbi, vidre dhe urithi.

Historia e Dakotave te Lynd, nje veper autoritare e shekullit te nentembedhjete e cila ruante shume tradita te indigjeneve te cilat pa kete liber do kishin humbur me kohe, raporton nje mit Irokas qe thote: ‘deti dhe ujrat njehere e nje kohe kishin pushtuar cdo gje dhe cdo jete njerezore ishte shkaterruar’. Chickasaws deklaronin se bota eshte shkaterruar njehere nga uji ‘por nje familje arriti te shpetonte sebashku me dy kafshe te cdo lloji’. Po ashtu Siouxs flasin per nje kohe kur nuk ka patur toke te thate dhe kur te gjithe njerezit pushuan se ekzistuari.

UJE, UJE GJITHANDEJ’

Sa larg dhe sa gjeresisht shtrihet miti i njerezimit mbi permbytjen e madhe? Shume. Mbi 500 legjenda permbytjesh njihen sot ne bote dhe sipas nje studimi te specialistit Dr Richard Andree u konkludua se 86 prej tyre (20 Aziatike, 3 Europiane, 7 Afrikane, 46 Amerikane dhe 10 Australiane dhe te Pacifikut) jane komplet te pavarura nga legjendat tradicionale te permbytjes ne rrefenjat e Mesapotamise dhe ato Cifute.

Per shembull studiuesit e hershem jezuite te cilet ishin midis Europianeve te pare qe vizituan Kinen, kane patur mundesine te hynin ne Biblioteken Perandorake dhe te studionin nje veper gjigande qe konsistonte ne 4320 volume per te cilen thuhej se ishte kaluar dore mbas dore nga kohet e lashta dhe qe permbante “gjithe diturine”.

Ky liber i mrekullueshem perfshinte dhe nje numer traditash te cilat flisnin per pasojat qe erdhen kur ‘njerezimi u rrebelua ndaj zotave te larte dhe sistemi i universit u pushtua nga rremuja’: ‘Planetet ndryshuan drejtimet e tyre. Qielli u fundos poshte drejt veriut. Dielli, Hena dhe yjet ndryshuan levizjen e tyre. Toka u be cope dhe ujrat nga thellesia e saj dolen me vrull dhe force ne siperfaqe duke permbytur token. ‘

Ne pyjet tropicale te Malajzise populli Chewong beson se here pas here bota e tyre te cilen ata e quajne Toka Shtate, kthehet permbys dhe nga kjo cdo gje permbytet dhe shkaterrohet. Por nepermjet nderhyrjes te Zotit Krijues Tohan siperfaqja e sheshte e re qe ishte ne brendesi te Tokes Shtate, shnderrohet ne male, lugina dhe pllaja. Mbillen peme te reja dhe njerez te rinj lindin.

Nje mit per permbytjen ne Laos dhe ne veri te Tailandes thote se qenie te quajtura Thens epoka te tera me pare jetonin ne nje mbreteri te siperme ndersa mjeshtrat e botes me te ulet ishin tre njerez, Pu Leng Seung, Khun K’an dhe Khun K’et.

Nje dite Thens deklaruan se cdo njeri perpara se te hante vaktin duhet t’u jepte atyre nje pjese te ushqimit ne shenje rrespekti. Njerezit kundershtuan dhe Thens te zemeruar krijuan nje permbytje e cila shkaterroi te gjithe token. Tre mjeshtrat e medhenj ndertuan nje **** ne maje te te cilit ndertuan nje shtepi te vogel dhe hipen ne te sebashku me nje numer grash dhe femiijesh. Ne kete menyre ata dhe pasardhesit e tyre i shpetuan permbytjes.

Po ashtu Karens te Burmes kane tradita te nje permbytje globale nga e cila shpetuan vetem dy vellezer me nje varke. Nje permbytje e tille eshte pjese dhe e mitologjise Vietnameze ku nje vella dhe nje moter thuhet se mbijetuan ne nje arke te madhe druri e cila mbante dhe dy nga cdo lloj kafshe.

Disa nga banoret aborigjene te Australise, sidomos ata te cilet kane jetuar tradicionalisht pergjate bregut tropical verior, ja atribuojne origjinen e tyre nje permbytje te madhe e cila rrafshoi tokat dhe shoqerine e meparshme. Nderkohe ne origjiinen e miteve te disa tribuve te tjera, gjarperi kozmik Yurlunggur (i asociuar me ylberin) konsiderohet si shkaktari i permbytjes.

Ka dhe tradita Japoneze sipas te cilave Ishujt e Paqesorit te Oqeanise jane formuar mbasi u ulen ujrat e nje permbytje te madhe. Ne vete Oqeanine nje mit i banoreve vendas te Hawaii thote se si u shkaterrua bota nga nje permbytje dhe si u krijua me pas nga nje perendi e quajtur Tangaloa.

Samoanet besojne se njehere e nje kohe ka ndodhur nje permbytje e frikshme e cila pothuajse zhduku komplet rracen njerezore. Te vetmit te mbijetuar ishin dy njerez te cilet arriten te largohen me nje varke qe mesa duket ndaloi ne arqipelagun Samoa.


GREQIA, INDIA DHE EGJYPTI

Ne anen tjeter te botes, mitologjia Greke eshte e perhumbur nga kujtimet e permbytjes. Ashtu si dhe ne Ameriken Qendrore permbytja nuk shikohet si nje ngjarje e izoluar por si nje sere shkaterrimesh dhe rikrijimi te botes. Azteket dhe Majat flisnin ne terminologji ‘Diejsh’ te kaluar ose epoka (ne te cilat e jona eshte e pesta dhe e fundit).

Ne nje menyre te ngjashme, traditat gojore te Greqise se Lashte qe u mblodhen dhe u shkruan nga Hesiodi ne shekullin e tete p.e.s. i referoheshin faktit qe perpara krijimit aktual ka patur kater rraca me te hershme ne toke. Sejcila prej tyre mendohet se ka qene me e avancuar se ajo qe e pasonte. Dhe sejcila, ne nje moment te caktuar eshte ‘gelltitur’ nga nje kataklizme gjeologjike.

Krijimi i pare dhe me i lashti ka qene ‘rraca e arte’ e njerezimit te cilet ‘jetonin si perendite, pa asnje shqetesim, pa turbullira ose fatkeqesi... Me nje moshe te paplakshme ata vetem gezonin dhe festonin neper bankete... Kur vdisnin dukej sikur thjesht pushtoheshin nga nje gjume i qete.’ Me kalimin e kohes dhe me urdher te Zeusit, kjo rrace e arte mesa duket ‘u zhyt ne thellesi te tokes’.

Ajo u pasua nga ‘rraca e argjende’ e cila u pasua nga ‘rraca e bronzte’ e cila u zevendesua nga rraca e ‘heronjve’ dhe kjo e fundit u zevendesua nga ‘rraca e hekurt’ – rraca jone, e pesta dhe e fundit nga krijimet.

Eshte fati i rraces se bronzte ai qe ka shume interes te vecante per ne ketu. Te pershkruar nga mitet sikur kishin ‘forcen e gjigandeve dhe duar te fuqishme dhe kembe te fuqishme’ keta njerez te pushtetshem u shfarosen nga Zeus, mbreti i perendive, si denim per prapesite e Prometeusit, Titani rebel i cili i dha njerezimit dhuraten e zjarrit. Mekanizmi i hakmarrjes qe zgjodhen perendite per te pastruar token ishte nje permbytje e pashoqe.

Ne versionin me te perhapur te historise Prometeusi la shtatezane nje femer njerezore. Ajo lindi nje djale te quajtur Deukalion i cili mbreteronte ne vendin e Phthia, ne Thesali dhe u martua me Pyrrha, vajza ‘kuqalasha-bjonde’ e Epimeteusit dhe Pandores. Kur Zeus mori vendimin e tij per te shkaterruar rracen e bronzte, Deukalioni i lajmeruar nga Prometeusi ndertoi nje arke prej druri dhe futi ne te ‘cdo gje te nevojshme’ dhe me pas hipi vete ne te sebashku me Pyrrha.

Mbreti i Perendive beri qe shira madheshtore te binin nga qielli duke permbytur pjesen me te madhe te tokes. I gjithe njerezimi u zhduk ne kete permbytje pervec disa te cilet ishin fshehur ne malet me te larta. ‘Po ne kete kohe ndodhi qe malet e Thesalise u ndane vec e vec dhe i gjithe vendi deri ne Isthmus dhe Peloponez u shnderruan ne nje siperfaqe te vetme uji.’

Deukalioni dhe Pyrrha lundruan mbi det me arken e tyre per nente dite dhe nete dhe me ne fund zbriten ne Malin Parnassus. Aty kur shirat pushuan ata zbriten dhe bene nje sakrifice per perendite.

Ne pergjigje Zeusi dergoi Hermesin tek Deukalioni duke i dhene lejen qe ky i fundit te kerkonte cdo gje qe deshironte. Ai kerkoi per qenie njerezore. Dhe Zeusi i tha aij qe te merrte gure dhe ti hidhte mbrapa kraheve. Guret qe hodhi Deukalioni u shnderruan ne burra dhe ato qe hodhi Pyhrra u shnderruan ne gra.

Ashtu si cifutet konsideronin Noah si paraardhes te tyre edhe per Greket ishte Deukalioni – si paraardhes i kombit te tyre dhe themeluesi i nje numri te madh qytetesh dhe tempujsh.

Nje figure e ngjashme eshte nderuar ne Indine Vedike me shume se 3 mije vjet me pare. Nje dite (sic thote historia):

Kur nje njeri i urte i quajtur Manu ndersa pastrohej ne uje ai gjeti ne pellemben e dores nje peshk te vogel i cili e luti qe ta lejonte te jetonte. Duke patur meshire per te ai e futi ne nje qyp me uje. Diten tjeter peshku ishte rritur kaq shume sa ai u detyrua ta conte ne liqen. Shume shpejt dhe liqeni ishte i vogel per peshkun. ‘Me hidh ne det,’ i tha peshku [qe ne fakt ishte perfytyrimi i zotit Vishnu] ‘dhe do jem me rehat’. Me pas ai paralajmeroi Manu per permbytjen qe do ndodhte. Peshku i dergoi Manuse nje anije te madhe dhe e urdheroi qe ta mbushte me dy nga cdo lloj qenie te gjalle dhe farat e cdo bime dhe me pas te hipte dhe vete.’

Manu sapo kishte zbatuar keto urdhera kur oqeani u fry dhe mbuloi cdo gje dhe asgje nuk mund te shihej me pervec Vishnu ne formen e peshkut qe tashme ishte shnderruar ne nje krijese gjigande me nje bri dhe me luspa te arta. Manu ankoroi arken e tij ne bririn e peshkut dhe Vishnu e terhoqi permes ujrave te tejfryra deri sa arriti ne nje maje te dale mbi uje te ‘Malit te Veriut’.

Peshku tha, ‘Te shpetova ty; lidhe varken tek nje peme ne menyre qe mos ta marrin me vete ujrat nderkohe qe ju jeni ne mal dhe ne proporcion me renien e ujrave ashtu duhet te jete dhe zbritja juaj.’ Manu zbriti ne te njejten kohe me ujrat. Permbytja kishte marre me vete te gjitha krijesat dhe Manu kishte mbetur fillikat.

Me te dhe me kafshet e bimet qe ai kishte shpetuar nga shkaterrimi filloi nje epoke e re per boten. Mbas nje viti aty doli nga ujrat nje femer e cila e prezantoi veten si ‘vajza e Manu-se’. Cifti u martua dhe linden femije duke u bere keshtu paraardhesit e rraces njerezore aktuale.

Po ashtu traditat e Egjyptit te Lashte permendin nje permbytje te madhe. Nje tekst funeral i zbuluar ne varrin e Faraonit Seti I flet per shkaterrimin e njerezimit mekatar nga nje permbytje. Arsyet per kete katastrofe jepen ne Kapitullin CLXXV te Librit te te Vdekurve i cili i atribuon fjalimin e meposhtem Perendise se Henes, Thoth:

Ata luftuan beteja, perkrahen grindje, bene gjera djallezore, krijuan armiqesira, bene kasapana, ata shkaktuan turbullira dhe shtypje... [Si rezultat] do e hedh ne ere cdo gje te cilen kam krijuar. Kjo toke duhet te hyje ne thellesite e ujit nepermjet nje permbytje te madhe dhe do kthehet sic ka qene ne kohet e qemotshme.

NE GJURMET E NJE MISTERI

Me fjalet e Thoth ne plotesuam rrethin deri tek Sumeret dhe permbytjet biblike. ‘Toka u mbulua nga dhuna’, thote Gjeneza:

Dhe Zoti pa mbi toke dhe vuri re qe ishte e korruptuar; pasi cdo qenie e gjalle kishte korruptuar veten mbi kete toke. Dhe Zoti ju drejtua Noah, ‘Fundit te gjallesave i ka ardhur koha pasi toka eshte mbushur me dhune prej tyre dhe do i shkaterroj ata bashke me token.’

Si permbytja e Deukalionit, permbytja e Manu-se dhe permbytja qe shkaterroi ‘Diellin e Katert’ te Aztekeve, permbytja biblike ishte fundi i nje epoke te botes. Nje epoke e re e pasoi ate: e jona, e populluar nga pasardhesit e Noahs. Qe prej fillimit u kuptua qe edhe kjo epoke do perfundoje ne te njejten menyre si rezultat i nje katastrofe. Ashtu sic thote kenga e vjeter, ‘Zoti i dha Noah shenjen e ylberit; jo me uje por me zjarr heren tjeter.’
Burimi shkrimor per kete profeci te shkaterrimit te botes gjehet ne 2 Pjeter 3:

Ne duhet te kemi kujdes te kujtojme qe gjate diteve te fundit do dalin njerez te mbushur me percmim dhe [qe do thone], ‘Cdo gje do vazhdoje ne te njejten menyre sic ka filluar qe ne krijim’. Ata po zgjedhin te harrojne qe ka patur qiej ne fillese dhe se toka u formua nga fjalet e Zotit qe nga uji dhe midis ujit dhe bota e asaj kohe u zhkaterrua nga permbytja e ujit.

Por nga e njejta fjale, qielli dhe toka aktuale jane te destinuara per zjarr dhe po ruhen deri ne Diten e Gjykimit ne menyre qe te gjithe mekataret te shkaterrohen... Dita e Perendise do vije si nje hajdut ne erresire dhe me nje gjemim qielli do zhduket, elementet do marrin zjarr dhe do coptohen dhe toka dhe cdo gje qe permban ajo do digjen.

Si pasoje Bibla trajton dy epoka te botes ku e jona eshte e dyta dhe e fundit. Tjeterkund, ne kultura te tjera jane rregjistruar numra te ndryshem krijimesh dhe shkaterrimesh. Per shembull ne Kine epokat e zhdukura quhen kis dhjete prej te cilave thuhet se kane kaluar qe nga koha e krijimit deri ne kohen e Konfucit. Ne fund te cdo kis ‘me nje konvulsion te pergjithshem te natyres, deti spostohet nga shtrati i tij, malet burojne nga dheu, lumenjte ndryshojne drejtimin, qeniet njerezore dhe cdo gje tjeter shkaterrohen dhe gjurmet e lashta fshihen nga faqja e dheut...’

Shkrimet budiste flasin per ‘Shtate Diej’ ku sejcili perfundon ose nga uji, zjarri ose nga era. Ne fund te Diellit te Shtate, ‘cikli aktual i botes’ pritet qe toka te perpihet nga flaket. Traditat aborigjene te Sarawak dhe Sabah kujtojne qe qielli njehere e nje kohe ‘ishte i ulet’ dhe na thone se ‘gjashte diej u sosen... aktualisht bota eshte e ndricuar nga dielli i shtate’. Perafersisht Libri Sibylline flet per nente Diej te cilat jane nente epoka dhe profecia per dy epoka qe duhet te vijne – ajo e Diellit te tete dhe te nente.’

Ne krahun tjeter te Oqeanit Atlantik, indianet Hopi te Arizonas (te cilet jane kusherinjte e larget te Aztekeve) permendin tre diej te meparshem, sejcili duke kulmuar me nje shfarosje totale e pasuar nga nje rilindje graduale e njerezimit.

Ne kozmologjine Azteke ka patur kater diej te tjere perpara ketij aktual. Ndryshime kaq te vogla ne lidhje me numrin e sakte te shkaterrimeve dhe krijimeve te skalitura ne kete apo ne ate mitologji nuk duhet te na shperqendrojne vemendjen nga ngjashmeria e madhe e traditave te lashta qe paraqita.

Ne te gjithe boten keto tradita duket se perkujtojne nje numer te madh katastrofash me nje shperndarje te gjere gjeografike. Ne shume raste karakteri i sejciles prej kataklizmave eshte megulluar nga perdorimi i gjuhes poetike dhe mbufatja me metafora dhe simbole. Nga keto tekste del se te pakten dy fatkeqsi te ndryshme mund te kene ndodhur ne menyre simultane (permbytje dhe termete por ndonjehere dhe zjarre dhe erresire e frikshme).

Te gjitha keto kontribuojne ne krijimin e nje pamje te ngaterruar dhe te paqarte. Mitet e Hopit sidoqofte spikasin per thjeshtesine dhe qartesine e tyre. Ajo qe ata na thone eshte kjo:

Bota e Pare u shkaterrua nga nje zjarr perpires qe erdhi nga siper dhe nga poshte si denim per prapesite e njeriut. Bota e Dyte perfundoi kur nje globi toksor u spostua nga akset e tij dhe cdo gje u mbulua nga akulli. Bota e Trete perfundoi nga nje permbytje universale. Bota aktuale eshte e Katerta. Fati i saj do varet nga menyra sesi do sillen njerezit dhe nese kjo sjellje eshte ose jo ne perputhje me planet e Krijuesit.

Ketu ne jemi perpara gjurmeve te nje misteri. Dhe ndersa lutemi duke shpresuar qe mos prishim planet e Krijuesit, ne duhet te jemi ne gjendje te arrijme nje gjykim ne lidhje me mitet kaq te gjalla mbi nje shkaterrim global. Nepermjet ketyre miteve zerat e te lashteve na flasin direkt.

Cfare po perpiqen te thone ata?

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Përmbytja e madhe Empty Re: Përmbytja e madhe 17/7/2013, 10:30

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
JASHTË arkës, njerëzit vazhdonin të bënin të njëjtat gjëra si më parë. Ende nuk e besonin se do të vinte Përmbytja. Ndoshta talleshin e qeshnin edhe më tepër se më parë. Por shpejt pushuan së qeshuri. Papritur filloi të bjerë shi. Binte me rrebesh nga qielli, sikur po derdhnin ujë me kova. Noeja kishte pasur të drejtë! Por tani ishte tepër vonë, sepse askush tjetër nuk mund të hynte në arkë. Jehovai e kishte mbyllur fort derën.

Shpejt, të gjitha fushat u mbuluan. Ujërat u bënë si lumenj të mëdhenj. Ato shkulnin pemët dhe rrokullisnin gurë të mëdhenj, duke bërë shumë zhurmë. Njerëzit kishin frikë dhe filluan të ngjiten nëpër vendet më të larta. Ah, sikur ta kishin dëgjuar Noenë dhe të kishin hyrë në arkë kur dera ishte ende e hapur! Por tani ishte tepër vonë.

Uji vazhdonte të ngjitej lart e më lart. Për 40 ditë e 40 net, ai u derdh nga qielli pa pushim. U ngrit në shpatet e maleve dhe shpejt mbuloi edhe malet më të larta. Pra, siç kishte thënë Perëndia, të gjithë njerëzit dhe kafshët që ishin jashtë arkës vdiqën. Por të gjithë ata që ishin brenda, shpëtuan.

Noeja dhe djemtë e tij e kishin ndërtuar mirë arkën. Uji e ngriti lart dhe ajo qëndronte në sipërfaqe. Pastaj, një ditë, pasi kishte pushuar shiu, filloi të shkëlqente dielli. Çfarë pamjeje! Kudo shtrihej vetëm një oqean i madh. E vetmja gjë që të zinte syri ishte arka që qëndronte mbi ujë. Gjigantët nuk ishin më. Nuk do t’u bënin më keq njerëzve. Të gjithë kishin vdekur, bashkë më nënat e tyre dhe me njerëzit e tjerë të këqij. Po me baballarët e tyre, çfarë ndodhi?

Në të vërtetë, baballarët e gjigantëve nuk ishin njerëz si ne. Ata ishin engjëj që kishin zbritur për të jetuar si njerëz në tokë. Prandaj, kur erdhi Përmbytja, nuk vdiqën si të tjerët. Lanë trupat njerëzorë që kishin bërë dhe u kthyen prapë në qiell si engjëj. Por nuk u lejuan më të ishin në familjen e engjëjve të Perëndisë. Atëherë u bënë engjëj të Satanait. Në Bibël ata quhen demonë.

Perëndia bëri të fryjë një erë dhe ujërat e përmbytjes filluan të uleshin. Pesë muaj më vonë, arka u ndal në majë të një mali. Kaluan edhe shumë ditë të tjera dhe ata që ishin brenda arkës mund të vështronin jashtë e të shihnin majat e maleve. Ujërat vazhdonin të uleshin poshtë e më poshtë.

Pastaj, Noeja lëshoi jashtë arkës një zog të zi që quhet korb. Ai fluturonte pak dhe pastaj kthehej prapë, sepse nuk gjente një vend tjetër për të ndaluar. E bëri këtë disa herë dhe gjithmonë kthehej për të pushuar në arkë. Noeja donte të dinte nëse ujërat kishin ikur nga toka, prandaj herën tjetër dërgoi jashtë arkës një pëllumb. Por edhe pëllumbi u kthye, sepse nuk gjeti vend për të pushuar. Noeja e dërgoi jashtë për herë të dytë dhe pëllumbi solli një gjethe ulliri në sqep. Kështu, Noeja e kuptoi se ujërat ishin ulur. E dërgoi pëllumbin jashtë për herë të tretë dhe kësaj radhe ai gjeti një vend të thatë për të qëndruar.

Tani, Perëndia i tha Noesë: ‘Dil nga arka. Merr me vete gjithë familjen dhe kafshët.’ Kishin qëndruar në arkë më shumë se një vit. Prandaj e kuptojmë sa të lumtur ishin që dolën përsëri jashtë dhe që ishin gjallë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons