TIRANË – Komisioni Kuvendor ka miratuar me votat e PS e PD, amendimet e demokratëve për ndryshimet në ligjin “Për moratoriumin e mjeteve lundruese”. Të djathtët kanë propozuar që në ujrat bregdetare shqiptare të lejohen lundrimi i varkave me vela si edhe jahtet. Propozimi ka marrë miratimin e socialistëve në komisionin e kuvendor të sigurisë. Madje, këta të fundit kanë kërkuar që fuqia motorrike e kësaj kategorie të mjeteve lundruese, të mos jetë më shumë se 40 kuaj fuqi. Më tej, mbledhja ka vijuar me batuta mes deputetëve demokratë dhe atyre të opozitës.
Deputeti i PS, Paulin Sterkaj i është drejtuar deputetëve të mazhorancës se ndryshimi në ligjin për jahtet dhe varkat me vela është në interesin e së djathtës, sepse deputetë të saj kanë në zotërim një numër të konsiderueshëm jahtesh.
Propozimet e të majtëvë për heqjen e moratoriumit të skafeve u rrëzuan nga mazhoranca edhe në komisionin e sigurisë , në fund të majit, ndërkohë që në një deklaratë javë më parë të zgjedhurit vendorë të PS-së të bashkive dhe komunave bregdetare i kërkuanKuvendit të votojë për heqjen e moratoriumit të skafeve, pasi lënja në fuqi e tij penalizonte ekonominë e këtyre njësive vendore.