Forumi Kuq E Zi
Albpetrol: Po shkelim  ligjin, kemi urgjencë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Albpetrol: Po shkelim  ligjin, kemi urgjencë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Albpetrol: Po shkelim  ligjin, kemi urgjencë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Albpetrol: Po shkelim  ligjin, kemi urgjencë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Albpetrol: Po shkelim  ligjin, kemi urgjencë 46171_6
Në një njoftim të posaçëm dhe të paprecedentë, kompania "Albpetrol sha Patos" ka njoftuar fituesin e një tenderi të pashpallur ndonjëherë, për pajtimin e një shoqërie juridike kundrejt 80 milionë lekëve të vjetra. Si rrallë mund të ndodhë, në njoftimin e fituesit nga një tender i pashpallur, "Albpetrol sha Patos" ka sqaruar se kompania fituese është pajtuar për të përfaqësuar "Albpetrolin" në gjyqin që ka me shoqërinë "ARMO sha" së cilës Albpetroli i kërkon rreth 38 milionë euro borxhe të pakthyera. Po përse gjithë ky nxitim? Në fakt kësaj pyetjeje i përgjigjet vetë njoftimi publik i "Albpetrolit" ku shkruhet e zezë mbi të bardhë arsyeja e emergjencës. "Arsyeja e përdorimit të kësaj procedure është nevoja ekstreme që ka dalë nga privatizimi me shpejtësi i "Albpetrol sh.a.Patos" dhe duhet bërë për një periudhe sa më të shpejtë, ku afatet e përcaktuara në nenin 43 të ligjit 9643 dt 20.11.2006 (Për prokurimin Publik) nuk mund të respektohen. Privatizimi i Albpetrol sh.a. është ngjarje që nuk mund të parashikohej nga "Albpetrol sh.a.Patos" dhe nga privatizimi i Albpetrolit duhet që kjo studio të ndjekë gjyqin deri në fund të procesit", - shkruhet në shpalljen publike të Albpetrolit.

Pranimi i ngutjes
Sikundër nuk mund të pritej, vetë "Albpetroli" shprehet se është kapur në befasi ekstreme nga shpejtësia me të cilën po kryhet privatizimi i kompanisë shtetërore të naftës. Pasi vetë "Albpetroli" pranon se është kapur në befasi nga procesi i privatizimit, në të njëjtën shpallje drejtuesit e Albpetrolit shkruajnë sërish të zezë mbi të bardhë se nisur nga kjo emergjencë, ata kanë vendosur të shkelin ligjin për prokurimin publik dhe të bëjnë tenderin pa shpallje. Tenderi është bërë për pajtimin e kompanisë juridike që do mbrojë interesat e Albpetrolit në gjykatë, në gjyqin që Albpetroli ka me borxhliun e vetë, kompaninë "ARMO sha". Nëse kërkon në buletinet e Agjencisë së Prokurimit Publik është thuajse e pamundur të gjesh një njoftim të ngjashëm, ku autoriteti kontraktor(Albpetroli), deklaron vetë zyrtarisht dhe publikisht se ka shkelur ligjin për Prokurimin Publik dhe se në kundërshtim të hapur me këtë ligj ka shpallur madje dhe kompaninë fituese! Duket se pas procedurave "gri" të Ministrisë së Ekonomisë për privatizimin e "Albpetrolit", drejtuesit e këtij të fundit janë gjendur në rrethana kur u duhet të shpallin në buletine publike dhe të shkruajnë të zezë mbi të bardhë se janë të detyruar të shkelin ligjin për prokurimet.

Njoftimi I fituesit
Në njoftimin e shpalljes së fituesit kompania "Albpetrol" është shprehur se tenderi i pashpallur është zhvilluar më datën 11 Maj 2012. Ndërsa fituesi është shpallur më datën 15 Qershor 2012. Pra rreth një muaj më vonë. Në shpallje nuk përmendet njoftimi për negocim me të tjera kompani por vetëm negocimi me fituesin e tenderit të pashpallur. Fitues është kompania "Optima Legal& Financial" shpk, një kompani e krijuar në vitin 2008, e cila merret kryesisht me konsulencë në fushën ligjore. Tashmë do të jetë kjo kompani që ka përfituar 80 milionë lekë pa garë që do të avokatojë në gjykatë "Albpetrolin" i cili kërkon nga kompania ARMO sha kthimin e rreth 38 milionë euro borxh.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons