Kreu i qeverisë Sali Berisha ka lëshuar akuza në adresë të kreut të shtetit, presidentit Bamir Topi.
Duke folur në ceremoninë e organizuar për të përkujtuar 22 intelektualët e pushkatuar nga regjimi komunist, Berisha theksoi se ishte përfaqësuesi i zgjedhur nga e djathta, pikërisht Presidenti i vendit, i cili refuzoi të firmoste ligjin për lustracionin në këtë vend.
“Rreth 5 vjet më parë dërguam në presidencë një përfaqësues duke besuar se i takon të djathtës, por ai refuzon të firmosë ligjin për lustracionin, për të zbardhur të vërtetat për atë institucion që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra dhe 5 mijë të tjerë”, theksoi Berisha.
Në Ditën e Kujtesës, Berisha foli për ngjarjen e vitit 1951, ku u vranë 22 intelektualë. Kreu i qeverisë theksoi se sot përkujtohet një nga masakrat më të shëmtuara të regjimit të Enver Hoxhës. "Intelektualët e vrarë u varrosën në një varr të përbashkët. Ata i bashkonte besimi tek liria e vendit të tyre", tha Berisha.