Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, mjafton që të zënë një vend në librin Rekordeve Guinness.
Njerëz anë e mbanë botës përpiqen çdo vit që mbledhin forcat e fuqitë e tyre, me qëllim që të shkruajnë emrin e tyre në “faqet e arta” të librit.
Disa ia dalin mbanë, disa të tjerë jo. Gjithsesi, rëndësi ka përpjekja…
Më poshtë kemi shkëputur disa nga rekordet e veçanta Guinness…
E pabesueshme por tejet e vërtetë! Kinezi që shikoni në fotografi, duroi në trupin e tij rreth 331.000 bletë të cilat e mbuluan kokë e këmbë. Kështu, kinezi She Ping, së bashku me bletët në trup peshonte 33 kg më shumë. Sigurisht që çmimin Guinness e meritonte plotësisht.
Thaneswar Guragai hyri në rekordet Guinness, pasi arriti të mbante për plot 23 sekonda një top basketbolli mbi një furçë dhëmbësh, të cilën e kishte vendosur në gojën e tij.
Brian Spott nga Kolorado (SHBA) arriti të ekuilibronte njëkohësisht 439 vezë mbi një dysheme.
Një divan gjigand me gjatësi shtatë metra dhe lartësi 200 centimetra u ndërtua nga një punëtor nga Jordania brenda dy javësh.
Ky sandviç mund të ushqejë një fshat të tërë. Ai peshon 3.2 kg dhe punëtorët në Meksikë u detyruan të përdornin një tryezë gjigande të lëvizshme, për ta transportuar.
Etibar Elchiyev me 50 lugë metalike të magnetizuara në trupin e tij theu rekordin Guinness për lugët më të shumta në trupin e një njeriu në Tbilisi (Gjeorgji).
Quhet Rolf Bucholz dhe fitoi titullin e burrit me më shumë piercing. Për të qenë më të qartë, kishte plot 453 të tilla.
Omeleta më e madhe që është gatuar ndonjëherë në botë, u gatua në Turqi në tetor të vitit 2010. Omeleta u skuq në një tigan gjigand me diametër 10 metra. Për gatimin e saj morën pjesë 65 kuzhinierë, të cilët thyen 110.010 vezë brenda në tiganin gjigand, ndërkohë që u deshën 2 orë e gjysmë që të piqej omëleta.
Me maska në fytyrë dhe bombla oksigjeni në sup, 27 polumbarë arritën që të kërcenin njëkohësisht për 10 sekonda brenda në një pishinë në Sidnei të Australisë.
Mbi 6.400 çifte në Hungari thyen rekordin e puthjeve, pasi ata u puthën njëkohësisht para parlamentit të vendit. Ngjarja e ndodhur në vitin 2007 e meritonte të hynte në Rekordet Guinness.