Një dentist në SHBA është shokuar teksa ka parë në adresën e tij elektronike në vend të fotove të një pacienti, trupin e një prej modeleve të revistës playboy. Ngjarja ka pasur protagoniste modelen Jenny Mccarthy. Ajo ka dashur të dërgoj tek dentisti, fotot e djalit të saj 10-vjeç, i cili do të kryente një ndërhyrje tek dhëmbët.
Por në vend të niste foton e fytyrës së djalit, ka nisur fotot nudo që i kishte ruajtur për të dashurin e saj. Dentisti, rreth 70-vjeç tha se ka mbetur i shokuar dhe tha se nuk i kishte ndodhur diçka e tillë më parë.
Ndërsa modelja i kërkoi ndjesë duke e marrë në telefon disa herë për ngjarjen. “Është diçka e tmerrshme. Dentisti është një burrë shumë serioz dhe i moshuar dhe e imagjinoj se i shokuar ka mbetur. Megjithatë betohem se ishte aksident”, tha modelja 39-vjeçare