Ky është momenti shokues kur një burrë pasi u grind me bashkëshorten e tij mori vajzën tre vjeçare dhe e nxori jashtë dritares së katit të gjashtë të pallatit ku banonin duke e mbajtur vetëm me duar në ajër.
Ai hapi dritaren direkt pas sherrit dhe nxori vajzën në mënyrë demonstrative.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar ulërimat e vajzës e cila nuk po e kuptonte se çfarë ishte duke ndodhur ndërsa pak gjë e ndante nga rreziku i vdekjes.
Fqinjët njoftuan policinë e cila mbërriti direkt në vendin e ngjarjes dhe ndërhyri për të larguar fëmijën nga dritarja. Policia arrestoi babain i cili ishte edhe përdorues i drogës.