E cuditshme por e vërtetë, ai është vetëm 15 vjec dhe është një djalosh nga Kamenica, quhet Ardit Krasniqi dhe ka bërë që telefoni më i përdorur kudo, edhe nga shqiptarët iPhone të flasë shqip.
Ka qenë para disa muajsh, e kontretisht muaji prill i cili ky mobil fillohet të ishte i tëri në gjuhën shqipe dhe kjo falë stafit të iPhone-SHQ.com.Ky është vetëm një përditësim i versionit paraprak të gjuhës shqipe për iPhone, i cili kishte disa gabime në përkthim, në krahasim më versionin e dytë, i cili është shumë më i avancuar dhe punon vetëm në versionin iOS 5+, që do të thotë, mund ta përdorin përdoruesit e iPhone 3GS, dhe iPhone 4 të cilët përdorin versionet e reja të sistemit operativ iOS.Imagjinoni djaloshi nga Kamenica është vetëm 15 vjec dhe sot është tashmë një super xheni i telefonisë, cfarë do të ndodhë kur ai ti ketë 20 vjec, me siguri do t’ia kalojë krijuesit të iPhone, Steve Jobs./Maksim Gjokaj/ Kosova Sot/