SKANDALI : Turistet garë për seks oral , 9 të arrestuar
Ishulli i Zakintos në Greqi i njohur ndryshe si Zante është i njohur prej vitesh për party-t e çuditshme, por këtë herë është tepruar.
Nëntë vajza britanike u arrestuan nën akuzën e prostituimit, pasi më fundjavë kishin nisur një garë për seks oral.
6 britanikë dhe 6 grekë, mes të cilëve dy pronarë të një lokali u akuzuan për nxitje të sjelljeve të turpshme.
Sipas policisë thuhet se vajzat të cilat ishin me pushime në ishull, u paguan për të marrë pjesë në garë ku u xhirua një video e cila u publikua në internet.
Gjithsesi nuk bëhet i ditur çmimi i fitueses, por sapo u sinjalizua policia u vu në veprim.
Në vitet e fundit ky ishull frekuentohet së tepërmi nga të rinjtë rreth të 20-ve, por ky rast dhe party i organizuar ka ngjallur një reagim të ashpër nga vendasit.