MILANO, 14 janar 2012 – “Nëse ne fitojmë do të futemi në garë për diçka të rëndësishme, nëse Milan humbet do ta kuptojnë që Interi është kthyer. Nëse humbasim kemi dhe ndeshje të tjera”.
Kjo është deklarata e trajnerit të Interit, Klaudio Ranieri, në prag të derbit me Milan.
“Është një derbi, që do ta luajmë me ndjenjat për të bërë mirë, tifozët janë të qetë, do të luftojmë për çdo top, nga e para deri në minutën e nëntëdhjetë. Formacioni është gati dhe do ta dini nesër”, - tha Ranieri.