Një stuhi magnetike po afrohet drejt tokës, ekspertët: "Nuk parashikojmë dot rreziqet"
Një stuhi magnetike është duke arritur në Tokë pasi Dielli është kthyer në ditët e fundit në një fazë të dendur aktiviteti. Një nga tre njollat diellore që u shfaq në ditët e fundit ka provokuar një shpërthim të dhunshëm që për momentin nuk e goditi drejtpërdrejt Tokën.
Megjithatë, sipas ekspertëve të NASA-s një grup i dytë i grimcave të lëshuar nga ky shpërthim do të niset drejt Tokës në ditët e ardhshme dhe mund të shkaktojë dëme në satelitët që janë në orbitë të lartë. Rrezatimi gjithashtu mund të shkaktojë probleme në telekomunikacion.
Shpërthimi i fuqishëm i kësaj njolle diellore, konsiderohet më e dhunshmja e ciklit diellor, është identifikuar nga ekspertët me numrin 1263 dhe shpërthimi që ka provokuar ka hyrë në klasën X, së cilës i përkasin fenomenet më të forta dhe të rrezikshme për satelitët dhe komunikimin.
E pamundur në këtë moment, sipas ekspertëve, të bëhen parashikime në lidhje me rreziqet e mundshme. Përgjigje do të kemi pas datës 11 gusht.