NASA: Flamujt po valëviten akoma në Hënë. Po yni?
Katër dekada pasi astronauti i fundi u ul në Hënë dhe vendosi një flamur amerikan në sipërfaqen e saj, shkencëtarët kanë ngritur pikëpyetje nëse flamujt po valëviten akoma.
Por imazhet e reja që ka sjellë NASA, kanë sjellë prova se flamujt janë aty.
Nga gjashtë flamujt e ngritur nga astronautët amerikanë, vetëm njeri nuk është në këmbë, thuhet në një analizë që iu është bërë hijeve që flamujt lëshojnë në Hënë.
Gjatë gjashtë misioneve amerikane në Hënë, astronautët kanë lënë flamuj të vendit të tyre si simbol të arritjeve shkencore dhe inxhinierike.
Misioni i fundit ishte Apollo 17 më 14 dhjetor 1972.
Shkencëtarët mbetën të befasuar pasi nuk dihej nëse flamujt do u mbijetonin temperaturave të ulëta dhe rrezeve ultravioletë.
Natyrisht ka pasur shumë teori konspirative se si flamujt valëviten në mungesë të ajrit, kurse amerikanët përgjigjen duke thënë se që në momentin që ata kanë nisur të dridhen kur u ngulën, nuk kanë ndaluar më për shkak të mungesës së ajrit.
Ndërkohë ka pretendime se në Hënë është edhe një flamur shqiptar. Nuk dihet nëse NASA ka sqaruar që ai po valëvitet apo jo? Ka shumë rëndësi për këtë 100 vjetor të mbushur me rekorde.