Galaktika “dëbon” Vrimën e Zezë
Një shfaqje e rrallë, megjithëse ka ndodhur rreth katër miliard vite më parë. NASA dokumentoi me imazhet e marra nga teleskopët e saj hapësinorë, shfaqjen e radhës; “dëbimin” me shpejtësinë e miliona kilometrave në orë të një Vrime të Zezë nga galaktika CID-42.
Sipas vëzhgimit të shkencëtarëve amerikanë të Observatorit Chandra X-Ray, Vrima e Zezë mund të jetë “dëbuar” pas përplasjes së dy galaktikave, që të dyja të pajisura me nga një Vrimë të Zezë. Gjatë përplasjes, thonë ata, rrymat e forcës gravitacionale të prodhuar duhet të kenë qenë aq të fuqishme sa të gjenerojnë një zhvendosjë aq të fortë të Vrimës së Zezë, saqë kjo e fundit del jashtë vetë galaktikës pjesë e së cilës ishte.
NASA thotë se nisur nga distanca miliona vite dritë larg, “dëbimi” i Vrimës së Zezë” ka ndodhur rreth 4 miliard vite më parë, ndërsa përplasja mes dy galaktikave shtrihet akoma më gjatë në kohë.
Vrimat e Zeza përshkruhen nga astronomët si trupa qiellorë të shtrirë në kohë dhe hapësirë, ku forca e rëndesës është aq e madhe sa “mban peng” gjithcka, përfshirë edhe dritën.