Kanë mbërritur më në fund në ShBA letrat e ushtarit Steve Flaherty, i vdekur në vitin 1969. Në to gjendej letra që Flaherty nga Karolina e Jugut i shkruante nënës së tij përpara 43 vitesh, një natë para se të lëshohej me helikopter në një mision shumë delikat.
“Kjo është një luftë e ndyrë dhe mizore, po besoj se ju në shtëpi arrini të kuptoni se përse luftojmë ne”, shkruan ai.
Fjalët ‘luftë e pisët’ bën që letrat e ushtarit të bllokoheshin nga rrjeti i propagandës dhe kurrë nuk u dorëzuan për postim. Të nesërmen e asaj dite që Flaherty shkroi letrën, u vra në një pritë në Hamburger Hill.
Ushtria vietnameze kërkoi në xhepat e tij dhe gjeti letrën e shkruar për nënën. Komisarët politikë e kuptuan se ato fjalë ishin një armë vdekjeprurëse psikologjike dhe shpesh i përdorën si propagandë, i shpërndanë nga radio Hanoi dhe i publikuan në shtypin simpatizant.
Ndërkohë letrat i janë dorëzuar familjarëve të Flaherty, të cilët trishtohen sa herë kujtojnë luftën në Vietnam, por u gëzuan që arritën të kenë diçka pas kaq shumë vitesh nga i afërmi i tyre. /LajmeShqip/