Ashtu siç mund të konfirmojë pothuajse çdo pronar i një qeni, “miqtë” tanë me katër këmbë janë gjithmonë atje kur i zoti i tij ndihet keq me humor apo është i përlotur.
Megjithatë, një studim i ri tregon se kjo sjellje nuk i rezervohet vetëm pronarit, por çdo njeriu që qeni ndien se është keq emocionalisht.
Kërkuesit e Universitetit të Londrës, bënë të ditur ditën e premte, se ndonëse nuk ka studime shkencore për këtë, ekzistojnë prova të qarta për këtë sjellje nga ana e qenve.
Universiteti realizoi një eksperiment me 18 qen të racave të ndryshme, të cilët u vunë përpara provës, në të cilën pronari i tyre si dhe një njeri i huaj hynin zhurmshëm në shtëpi, duke i shtirur sikur qanin.
Midis 18 qenve, 15 prej tyre lanë në mes aktivitetin me të cilin po merreshin, për t’iu afruar personit për ta ngushëlluar, pavarësisht nëse ai ishte pronari ose jo.
Sipas kërkuesve, kjo sjelle e sofistikuar është e njëjta që lejon qentë që të përkujdesen edhe për fëmijët e vegjël.
Megjithatë, mekanizmi mendor me të cilin qeni arrin të kuptojë njeriun mbetet ende gjerësisht i pazbuluar.