Zbulo pse Kalendari Maja perfundon ne 21 Dhjetor 2012
Je i intriguar nga parashikimet tmerresisht te sakta te Fisit Maja? Do te dish gjithashtu dhe per arsyen pse ata kane perfunduar kalendarin e tyre ne 21 dhjetor 2012?? Ky postim do tju zbuloje gjithcka mbi intrigen e 21 dhjetorit dhe ju do ta kuptoni perfundimisht arsyen e vertete te kesaj historie.
Duke lexuar mbi teorite e tyre te cikleve 5125 vjecare ku bota sipas teorive nderron polaritet si pasoje e po te njejtes ndodhi me djellin, mua me kujtoheshin leksionet e mia te biodiversitetit ku jepen e bardha mbi te zeze periudhat kur bota ka pasur ato ditet e verteta te kiametit, dhe duke lexuar ato gjithmone qeshja me teorine 5125 vjecare te Majave.
Zhdukjet e specieve tregojne qarte qe bota ka pasur shkaterrime te medha ne periudha te caktuara, por keto cikle nuk kane qene aspak 5125 vjecare sic thonin Majate, po miliona vjecare. Kohe e cila ka qene mese e mjaftueshme per ndryshime te thella klimatike.
Por nese shkenca ka vertetuar te kunderten, atehere pse egzistojne ato parashikime te Majave?? Mos fshihet dicka tjeter pas tyre e cila nuk ka te beje aspak me shkencen dhe me ngjarjet qe kane ndodhur deri me sot ne bote?? Sigurisht qe po, fshihet dicka e cila ne te gjithe duhet te kemi turp qe nuk ka vajtur mendja me pare.
Por ne fillim me lejoni tju shpjegoj dicka mbi marketingun online, dhe cfare lidhje ka ky me parashikimet e fisit Maja. Bota online sot eshte mbipopulluar aq shume sa te gjithe atyre njerezve qe lexojne ne net do te duhej tu dilte perpara nje mace qe fluturon qe tu terhiqte vemendjen. Nje nga teknikat me te vjetra te autoreve ne net eshte te shkruajne per dicka qe mund te kete ndikim te madh ne jeten apo vdekjen e njerezve, dhe pikerisht kjo teknike i ben parashikime te tilla mjete ideale per terheqjen e nje trafiku te jashtezakonshem.
Ana tjeter e medaljes per parashikimet e fisit Maja eshte se ne te vertete nuk egziston asnje parashikim. Dhe arsyeja pse megjithese nje parashikim i tille nuk egziston dhe prape eshte bere shume i famshem eshte se publiku nuk eshte fare i informuar mbi kete teme, dhe ka rene shpejt viktime e domethenieve te filmave e shkrimeve online. Eshte e njejta gje si ti thuash nje femije qe sheh per here te pare celular se ti me te flet me UFO. Sigurisht ai do ta besonte, dhe ti jo sepse e di shume mire se cfare eshte nje celular.
Pra arsyeja e vertete pse njerezit e kane perdorur mbarimin e kalendarit ne ate date per te thene se bota do te permbyset eshte sepse kjo eshte menyra perfekte per te terhequr vemendjen tuaj. Megjithate disa prej jush kane akoma nje dyshim te vogel megjithese faktet jane te qarta, ju dyshoni sepse mbarimi i kalendarit Maja ne 21 Dhjetor ju frikeson. Dhe keni te drejte per kete, sepse dhe kjo gje e ka nje arsye qe po e them me pak fjale:
Pse muaji maj do te mbaroje ne daten 31 ??? Sepse pas kesaj date do te duhet te filloje nje muaj i ri me po aq dite ne menyre qe ne te kemi nje sens me te pershtatshem per kohen qe kalojme. Profesoret e astronomise dhe te antropologjise kane vene re qe po e njejta arsye qendron dhe pas mbarimit te kalendarit Maja ne 21 dhjetor 2012. Nje cikel i ri kalendarik do te filloje pas kesaj date po ashtu sic ne fillojme nje muaj te ri, dhe kjo ska te beje aspak me ndonje domethenie per shkaterrim apo permbysje sic mediave u leverdis te flasin.
Kjo ishte gjithcka mbi te verteten pas kesaj teme te shume diskutuar, megjithate ju ftoj qe secili prej jush te lere nje koment me poshte per tme thene qe kam te drejte ose jo sipas mendimit tuaj. Kalofshi sa me mire.
Zbulime.wordpress.com nuk eshte nje site i komplikuar, as nje enciklopedi e merzitshme, por eshte nje vend perfekt ku ti mund te gjesh informacione te thjeshta, efektive dhe shume te zbatueshme ne jeten e perditshme. Nese mendon se kjo eshte reklame atehere thjesht lexo komentet per te pare se cmendim kane vizitoret per kte site.