I Pret Penisin Të Birit: “Jeta Është Me E Thjeshtë Për Vajzat”
Jeta e meshkujve është shumë e vështirë dhe kështu një nënë e re në Kinë ka vendosur ta bëjë më të lehtë jetën e djalit të saj vetëm pesë muajsh. Për ti siguruar një të ardhme të mirë, gruaja i ka prerë atij penisin.
Tani asaj i duhet të përballet me pesë vjet burg, siç ka vendosur gjykata në Sheyang, provincë e Jiangsu në Kinën Lindore.
Të justifikonte veten, ajo i tha policisë se djemtë duhet të mësojnë për të punuar e më pas të marrin një pozicion, pastaj të gjejnë dhe të mbajnë një grua. Me pak fjalë, një përpjekje që nëna ka kërkuar për të shpëtuar fëmijën e saj.
Për fat të mirë, mjekët kanë qenë në gjendje t’ia ngjisin dhe kanë deklaruar se fëmija nuk do të ketë probleme të funksionimit në të ardhmen.