Zjarrfikesit lirojne penisin nga tubi i çelikut..
Southampton General ka thirrur në ndihmë shërbimin e zjarrfikësve për t’u ndihmuar atyre që një personi t’ia lironin penisin nga një tub i çelikut. Edhe pse nuk dihet se çfarë bënte penisi i këtij personi në këtë tub – për shkak të akumulimit të gjakut në organin e tij gjenital, ai kishte kërkuar ndihmë me urgjencë. Duke përdorur pajisje të sofistikuara – shtatë zjarrfikës kishin ndërmarrë një operacion për lirimin e penisit të personit në fjalë. I gjithë operacioni për eliminimin e tubit, respektivisht për prerjen e tij, ka zgjatur plot 30 minuta – ndërsa personi ka shpëtuar pa lëndime.