Një krim makabër ka ndodhur në mes të Berlinit, pranë sheshit “Potsdamer”, duke shokuar Gjermaninë.
Turku Orhan Sircasi, 32 vjeç, vrau gruan e tij 30-vjeçare në banesën e tyre në lagjen Kreuzberg, të banuar kryesisht nga emigrantë.
Orhan S. ka vrarë dhe më pas ka copëtuar bashkëshorten e tij, Sema, ndërsa gjashtë fëmijët e çiftit nga mosha 1 deri në 13 vjeç e shihnin të gjithë skenën e krimit, kur babi therte nënën e tyre.
Banorët tregojnë se burri me thikën në njërën dorë dhe kokën e gruas në dorën tjetër, hipi në majë të çatisë së shtëpisë duke bërtitur “Allahu akbar” dhe e ka hedhur kokën e gruas në oborr.
Sipas mediave gjermane, krimi ka ndodhur pasi gruaja e kishte kërcënuar se do e linte bashkëshortin, pasi kishte mësuar se ai kishte edhe një të dashur tjetër iraniane, Leylan, me të cilën kishte edhe dy fëmijë. Pak përpara krimit Sema i dërgon një SMS burrit të saj, kur ishte me iranianen, ku i shkruan, “Mos hajde më në shtëpi”. Sipas gazetës Bild, 32-vjeçari i nxehur shkon në shtëpi, ku gjërat dalin jashtë kontrollit.
“Do të të vras djalin,” i thotë 32-vjeçari gruas, ndërsa kishte thikën në dorë. “Më merr mua, mos vrit fëmijët”, i ka thënë e shoqja që ka qenë sërish shtatzënë.
Fëmijët nuk janë lënduar, por gjenden nën mbikëqyrjen e psikologëve në spital.
Mësohet se çifti ishte me origjinë turke. /shekulli /