Festivali i Skulpturave prej rëre..
Këto kështjella spektakolare janë ndërtuar për festivalin më të madh të skulpturave të rërës në botë. Rreth 40 “artistë të rërës” nga e gjithë bota morën pjesë në këtë festival të organizuar në plazhin e Blankenberge, në Belgjikë. Për të krijuar strukturat e mahnitshme, kështjella apo personazhe legjendash, si dhe personazhet e dashur të Disnejit, janë përdorur mbi 10.000 tonë rërë. Festivali, i cili zgjat deri në fund të muajit, ka si tematikë përrallat dhe përfshin kështjella madhështore de pallate mbretërish, si dhe shumë personazhe të preferuar të librave komikë. Një zëdhënës i festivalit tha se: “Këtë vit Festivali i Skulpturave prej rëre në Blankenberge do të sjellë në jetë përralla nga vëllezërit Grim dhe Ualt Disnej, si dhe historitë magjike të Çarls Dikens dhe JK Rouling, e shumë tregime të tjera të famshme nga bota e miteve dhe legjendave.