Tepelenë, dy pllaka guri ku zbulohen 500 vite histori te kombit Shqiptar.
Çfarë zhgënjimi mund të ndjejë njeriu, kur jeton me dy pllaka guri, të flakura 40 vjet më parë në kinoteatrin e qytetit të Tepelenës dhe askush të mos ta dijë që ato janë një pjesë e dëshmisë së historisë 500- vjeçare të kombit tonë.Një përjetim të tillë ka ndjerë drejtori i ri i qendrës kulturore të qytetit të Tepelenës, Gentian Sala, një muaj më parë, kur teksa sistemonte objektet e muzeut, zbuloi fare rastësisht dy pllaka guri, me vlerë historike.
“Ishin plurosur në një cep të muzeut. Në fillim i kujtova gurë të thjeshtë, të shkëputura nga godina, por kur nisa pastrimin, çfarë të shikoje. Të dyja pllakat ishin të shkruajtur në gjuhën osmane, që datonin në periudha të ndryshme kohe, njëra rreth viteve 1500, tjetra rreth në vitin 1800”, thotë Sala.
Sala në fillim pyeti ciceronen, nuk morri asnjë pwrgjigje, pastaj kontrolloj kartelat e inventarit, nuk ishte shkruajtur asnjë gërmë pwr tw, në fund mendoi të thërrasë myftiun e qytetit, ai e la pa fjalë.
“Fatmirësisht, myftiu Ardin Hoxhllaku, ishte arsimuar në Turqi. Fal tij u arrit të dëshifrohen të dyja pllakat. Njëri objekt i dedikohet një oficeri të lartë të ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës, ndërsa tjera fet për luftën e Prevezes, që është zhvilluar 500 vjetë më parë në Veri të Greqisë së sotme”, shprehet Sala, ndërsa saktëson se guri 200 vjeçar ka përmasa 38 x 24 cm, ndërsa gurri 500 vjeçare 38 x 33 cm.
Sala specifikon se guri 500 vjeçarë ka një mbishkrim të vjetër osmanishte, të vështirë për të kuptuar nga turqit e sotëm dhe kërkon kohë për t’u saktësuar.
“Fatkeqësisht, një pjesë e pllakës 500 vjeçare është dëmtuar dhe kuptimi i fjalës nuk është i plotë. Ndërsa pllaka 200 vjeçare pothuajse është e origjinale dhe është arritur të dëshifrohet”, specifikon Sala, ndërsa nënvizon se fal dashamirësve të kulturës tashmë pllakat ndodhet pranë muzeut.
“Presim me padurim që këto dy objekte të rradha t’i nënshtrohet një studimit të plotë dhe më pas të ekspozohen pranë muzeut e Tepelenës”, shton Sala.
Për të, ky zbulim i rradhë nuk i përket vetëm Tepelenës, por gjithë kombit.
Auron Tare, studiues, thotë se dy pllakat e gurit që u zbuluan një muaj më parë dhe, që secila peshojnë mbi 10 kg, tashmë janë dërguar në Qendrën e Studimeve Orientale në Universitetin e Venecias (Itali), ku edhe është bërë dëshifrimi i tyre dhe zbardhja e përmbajtjes së shkrimeve.
“Profesorët italianë që kanë punuar me deshifrimin e mbishkrimit thotë se pllaka afro 500 vjeçare është shkruajtur nga një pjesëmarrës në një ndër beteja mes Venedikut e Osmaneve që është zhvilluar në Prevezë. Pllakata e dytë, është akoma më e rëndësishme, duke sjellë në këtë mënyrë një dokument autentik se kjo ushtri ka qenë e pavarur nga Porta e Madhe”, tregon Tare.
Tare shpjegon se në pllakën mbi 200 vjeçare lexohet: “Huwel baki / Bir Merd idi bahadir / Dunyada misli Nadir / Tepedelenli Ali pasha / Efendimizin Binbasisi (Ai është i pavdekshëmi / ishtë një trim hero / në botë është shembulli i rrallë / Ali Pashë Tepelena / oficer i zotëriut tonë). Ndërsa në pllakën mbi 500 vjeçare lexohet: “Allah ej vezir-i kâmgâr / devlettir ki der ceng-i ibtidâ / hususa bunxha gevherleri dhuhûr / Aferin sad aferin…/ Breveze-i körf(ezi) / Ahmed-i Muhtar… (…Zot o vezir i lumtur / Është lumturi që të fillosh një luftë / Në veçanti nga gjithë diamante që dallin në pah/ Të lumtë 1000 herë të lumtë / në gjirin e Prevezes/ profeti muhamed…/).
Më tej, Tare saktëson se mbishkrimet osmane ende nuk janë çertifikuar zyrtarisht nga studiuesit, por pllakat janë një provë për historianët që studiojnë Perandorinë Osmane.
“Kjo është një provë autentike që vërteton se ushtria e Ali Pashës Tepelenës ka qenë krejtësisht e pavaruar nga Porta e Madhe. Ky është një fat i madh për arkivin e një kombi”, përfundon Tare