Thyen rekordin botëror, qëndron 22.22 minuta nën ujë
Një zhytës gjerman ka hyrë në librin e rekordeve Gines pasi ka qëndruar nën ujë 22.22 minuta.
Tom Sietas, 35 vjeç, konkurroi përballë mbajtësit aktual të rekordit botëror, brazilianit Ricardo Bahia.
Të dy konkurruan në Kinë. Rekordi i mëparshëm i Bahia-s ishte 20.21 minuta.
Gjermani Sietas mban edhe rekordin për notin nën ujë pa marrë frymë.
Ai thotë se nuk ha për pesë orë përpara se të hyjë në garë, për të ngadalësuar metabolizmin. Më pas ai i mbush mushkëritë me sa më shumë oksigjen të pastër. Megjithatë edhe kur nuk i mbush mushkëritë me oksigjen të pastër, ai sërish e mban frymën shumë gjatë. Sietas ka një kapacitet të mushkërive 20 përqind më të madh se një person i përmasave të tij.
Për të ndihmuar garuesit, kur ata u zhytën në ujë temperatura e ujit ishte 5 gradë, por ndërsa vazhdonte sfida temperatura shkoi pranë 40 gradë celsius.