Ky është momenti prekës i një djali dy vjeç që dëgjon zërin e së ëmës për herë të parë. Vogëlushit amerikan sapo i është vënë një pajisje ndihmëse për të dëgjuar dhe gëzimi i tij është i madh pas çdo tingulli që dëgjon.
Djali, të cilit një grua nga pas kamerës i drejtohet me emrin Kuper, reagon me kënaqësi pasi e dëgjon të ëmën që e thërret në emër.
Ai ngre duart lart duke qeshur me zhurmat përreth, e më pas ndalet të kuptojë botën e re që i hapet para.
Me njërën dorë që e vë herë pas here te veshi ku i është vënë pajisja, djali me hare vazhdon lojën me blloqet plastike.
Më tepër se 1 800 shikues kanë pëlqyer kripin qëkur u postua në internet. Një komentues tipik shkruan: “Nisa të qesh që pa e parë videon... MAHNITËSE!”.
Ka pasur plot video të tjera të ngjashme vitet e fundit, pasi shkencëtarët kanë zbuluar mënyra të reja për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që nuk dëgjojnë.
Tetorin e shkuar, videoja e një bebeje 8-muajshe që dëgjonte për herë të parë falë një pajisjeje elektronike u bë mjaft popullore në internet, me shikuesit që e përshkruanin momentin si “magjik”.
Një ditë, ndoshta paksa më vonë se bashkëmoshatarët e tij, Kuperi do mund të flasë dhe t’i tregojë botës si është të dëgjosh pasi ke kaluar dy vjet të jetës në heshtje të plotë.
/Start/E.B/