Një kamera e fshehtë që shkakton shumë zemërim (VIDEO)
Pas një serie lajmesh në SHBA e Kanada për krime kanibale, dikush ka menduar që të tallet duke bërë një rreng. I veshur si një zombie, ai del në rrugët e Majemit, qytetit ku një kanibal hëngri fytyrën e një personi, dhe sulmon njerëzit. Reagimi i tyre është fiksuar nga kamera amatore. Por kjo kamera e fshehtë ka shkaktuar shumë zemërim, duke u cilësuar jo vetëm si e pandjeshme, por edhe e rrezikshme.