Ja cilat fjalë në internet tërheqin vëmendjen e shërbimeve sekrete
Në “sekret” të përbashkët është kthyer fakti që kërkimet tona në internet ndiqen nga shërbime sekrete, me justifikimin “për të ndaluar sulme terroriste”.
Lista me fjalët – kyçe që mund të ngjallin dyshime për këto shërbime mistike, gjatë kohës që i klikojmë, u publikua nga organizata për të drejtat elektronike “Electronic Frontier Foundation” (EFF).
Fjalët kyçe në cilat bazohen agjentët e Qendrës Kombëtare të Shërbimeve, me qëllim që të investigojnë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist, janë: “sulm”, “terrorizëm” dhe “bombë e pisët”, por edhe fjalë ‘të pafajshme’ si “Meksikë”, “re”, “dallgë”, “grup”, apo “mish derri”.
Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë nga këto fjalë klikohen në internet, por nuk kanë asnjë qëllim me misionin fillestar të Sigurimit të Brendshëm, dhe janë të mbrojtura nga kushtetuta.