Zbulohet kapoja e kultit famëkeq, 17 vjet pas sulmit me gaz nervor
Një ish anëtare e kultit, përgjegjës për sulmin me gaz nervor në vitin 1995 në metrot e Tokios, është arrestuar të dielën nga policia.
Policia ka gjetur gruan, që besohet se është Naoko Kikuçi, 40 vjeçare, ish anëtare e kultit japonez “E vërteta Supreme e Aumit”, në qytetin Sagamihara në perëndim të Tokios.
Kikuçi ka qenë në arrati për më shumë se 17 vjet. Policia tha se nuk mund të konfirmojë ende raportet. Kikuçi është një nga dy anëtarët e Aumit që gjendeshin në arrati.
Dymbëdhjetë njerëz patën vdekur në sulmet e 1995-ës në Tokio, derisa qindra të tjerë qënë lënduar kur grupi pat lëshuar gazin nervor sarin në disa trena, në kohën më të frekuentueshme.
Afër 200 anëtarë të kultit janë dënuar në lidhje me sulmin me sarin dhe për krime të tjera.