Atif Saeed, një fotograf nga Pakistani, pati një takim shumë të rrezikshëm me një luan, por e bukura është se ai e kapi këtë moment me aparatin fotografik dhe arriti të shpëtonte prej mbretit të xhunglës.
Fotografi ishte duke ndjekur një luan në një kopsht zoologjik afër Lahores kur luani iu afrua atij sa hapë e mbyll në më pak se dhjetë metra, dhe fotografi e kapi këtë moment dhe me shpejtësi arriti të ikte duke u futur në veturën e tij.
"Unë isha duke menduar të fotografoj dhe pastaj të tregoj karakterin e luanit dhe mënyra e vetme për ta arritur këtë ishte t’i afrohem pak”, tha Saeed për Daily Mail.
"Unë isha ulur poshtë në tokë afër makinës sime e cila ishte me derë hapur. Pasi unë isha i ulur në tokë, ky gjest ja tërhoqi vëmendjen e tij dhe ai më shikoi mua si prenë e tij dhe mu vërsul me shpejtësi”.
“Pasi u futa në veturë unë fillova të qeshja, por kur tani e mendoj prapë këtë incidentin them se kurrë më nuk mund ta bëj, pasi ishte një takim shumë i afërt dhe frikësues." shtoi fotografi Atif Saeed.