Zbulohet një pllakë cilindrike në Mesopotami e vitit 3300 p.e.s, me sfond Dinozaurët, befasohen arkeologët!
Tashmë është bërë e ditur dhe është pranuar shkencërisht ekzistenca e Dinozaurëve, edhe pse vite më parë kjo çështje konsiderohej si një sajesë, apo fantazi e pabazë.
Por, le t’i hedhim një sy zbulimit të mëposhtëm.
Një pllakë cilindrike, apo thënë dhe ndryshe një vulë cilindrike, u zbulua në Mesopotami, gjatë një ekspedite që po kryente gërmime në një zonë të Mesopotamisë, në vitin 1969. Sipas arkeologëve, krijimi i saj daton në 3300 p.e.s.
Por, ajo çka dallon dhe është e veçantë në këtë pllakë cilindrike, është objekti që ajo pasqyron!
Në të janë pasqyruar Dinozaurë me një ngjashmëri perfekte me ata të cilët arkeologët, paleontologët dhe shkencëtarët kanë krijuar miniaturat e Dinozaurëve sipas fantazisë së tyre, duke e kombinuar atë me fosilet e dinozaurëve.
E vetmja diferencë midis kombinimeve është se dinozaurët e pllakës kanë vesh, ndërsa miniaturat e sotme jo.
Shkencëtarët thonë se dhe ata vetë nuk e dinë nëse Saurapods kishin vesh ashtu siç i pasqyron pllaka, meqë veshët përbëhen nga kërce dhe deri më sot nuk ka mbizotëruar asnjë. Ndoshta dinozaurët saurapoda mund të kishin vesh, ashtu siç dhe tregon pllaka, pasi kërcet nuk mbijetojnë ashtu siç kocka, pohojnë ndër të tjerash hulumtuesit.