Vetëshkatërrimi
Ne krahasim me pjesen me te madhe te kafsheve, njerezit angazhohen ne nje mori sjelljesh qe jane shkaterruese per llojin tone dhe per vetet tona. Ne genjejme mashtrojme dhe vjedhim, stresohemi dhe vrasim veten, dhe natyrisht vrasim te tjeret. Shkenca ka dhene nje pasqyre per misterin se pse nje specie inteligjente duket kaq e keqe, e lige dhe veteshkaterruese.
10.Gënjeshtra
Askush nuk e di me siguri pse njerezit genjejne kaq shume, por studimet tregojne se eshte e zakonshme, dhe se eshte e lidhur shpesh me faktore te thelle psikologjik. “Eshte e lidhur me vete-vleresimin,” thote psikologu Robert Feldman, nga Universiteti i Massachusetts. “Ne kuptojme se sa me shpejt qe njerezit mendonje se vete-respekti eshte i kercenuar, ata menjehere fillojne te genjejne ne nivele me te larta.” Te genjesh nuk eshte e lehte. Nje studim tjeter ka treguar se te genjesh eshte 30 perqind me e gjate se te thuash te verteten. Ky studim gjithashtu tregoi se njerezit genjejne me shume ne e-maile dhe sms sesa ne menyren e vjeter te letrave te shkruajtura me dore.
9.Dëshira për dhunën
Dhuna eshte gjetur ne gjithe historine e regjistruar njerezore, duke i cuar disa studiues ne mendimin se ne e deshirojme ate, se kjo eshte ne gjenet tona dhe ndikon ne qendrat e trurit tone. Megjithate, duke shkuar pas miliona vjet, provat tregojne se paraardhesit tane njerezor ishin me paqedashes se njerezit sot, edhe pse ka shenja te kanibalizmit ne mesin me te hershem te prehistorise njerezore. Shume studime tregojne se dhuna eshte nje tendence e evoluar qe ka ndihmuar ne mbijetese.
8.Vjedhja
Vjedhja mund te jete e motivuar nga nevoja. Por per kleptomaniaket, vjedhja mund te jete e motivuar nga emocioni qe ajo tramsmeton. Nga nje studim i 45 mije njerezve gjeti se 11 perqind kane pranuar se kane vjedhur te pakten nje here. “Keta jane njerez qe vjedhin edhe pse nuk e kane te nevojshme materialisht ta bejne nje gje te tille,” thote Jon E. Grant nga Universiteti i Mjekesise ne Minnesota. Vjedhja mund te jete ne gjenet tona. Pervec te gjithave, edhe majmunet e bejne nje gje te tille.
7.Tradhëtia
Disa tipare njerezore jane shume interesante. Ndersa shumica e njerezve do te thone se ndershmeria eshte nje virtyt, gati 10 perqind e njerezve mendojne se te manipulosh per te mos paguar taksat eshte moralisht e pranueshme apo nuk eshte nje ceshtje morale. Sipas studimit reth 10 perqind e njerezve mendonje te njejten gje per tradhetine bashkeshortore. Njerezit qe perqafojne standarte te larta morale jane nder tradhetuesit me te keqinj. Ata qe tradhetojne jane ata me moral te larte, te cilet gjithashtu, ne nje fare menyre te shtremberuar, e konsiderojne tradhetine te jete nje sjellje etike e justifikueshme ne situata te caktuara.
6.Ngjitja pas veseve të këqija
Ndoshta cdo gje tjeter ne kete liste do te ishte me pak problematike, nese nuk do te ishim krijesa me vese. Ne fakt studimet kane gjetur se edhe kur njerezit e kuptojne se nje ves eshte shume i rrezikshem, perseri e kane veshtire te heqin dore. “Kjo nuk eshte se njerezit nuk jane te informuar per keto rreziqe te medha,” thote Cindy Jardine nga Universiteti i Albertes. “Ne priremi te jetojme tani per tani dhe ne te ardhmen e kufizuar.” Jardine, e cila ka studiuar pse njerezit varen nga zakone te keqija, citon keto arsye: a) Mosbindja e lindur e njeriut b) Nevoja per pranim social c) Paaftesia per te vetekuptar natyren e ketyre rreziqeve d) Shikimi individualist i botes dhe aftesia per te racionalizuar zakone te pashendetshme e) Predispozicioni gjenetik i varesise. Njerezit kane tendencen per te justifikuar zakonet e keqija, thote ajo, duke vene ne dukje statistika te njohura te tilla si: “Gjyshja ime ka tymosur gjithe jeten dhe ka jetuar 90 vjec” ose ” Nuk me ka lenduar ende mua”.
5.Përbuzja
Studimet kane gjetur se gjysma ose me shume nxenes ne shkolla perjetojne eksperiencen e ngacmimit dhe perbuzjes nga nxenes te tjere me te fuqishem se ata. Nje studim Evropian i 2009 gjeti se femijet te cilet ngacmojne te tjeret ne shkolle ka te ngjare qe ta bejne edhe ne shtepi me vellezerit dhe motrat e tyre. Studimi tregon se kjo sjellje shpesh fillon ne shtepi.
4.Operacionet plastike, piercing dhe tatoo në trupin tonë
Deri ne vitin 2015, 17 perqind e banoreve te Sh.B.A-ve do te kryejne procedura kozmetike, parashikon industria e cila meret me nderhyrje te ndryshme estetike. Disa do ta quajne ate vete-udhezim, art, nje menyre per te kaluar kohen apo nje rebelim kunder autoriteteve. Por ne pergjithesi, duke patur parasysh se shume njerez kane vdekur nga procedurat e kirurgjise kozmetike, cfare i ben kaq shume njerez te dhene pas modifikimit artificial te vetes? Se pari vlen te permendet se ndersa opsionet ne “Body Shop” nuk kane qene kurre me pare kaq te larmishme, praktika eshte e lashte, e lidhur e lidhur shpesh me kulte, fe, pushtet apo status, dhe ne fakt nje piercing apo nje nderhyrje e lehte eshte me e mire sesa praktikat e lashta. Njerezit kane rimodeluar pamjen e tyre, kane zgjatur qafen, kane vendosur nje bizhuteri te perhershme apo nje tatuazh ne trupin e tyre. “Kjo vjen nga ideja se po te dukesh mire do te ndihesh mire. Do te ndiheni mire me veten tuaj,” thote psikologia Diana Zuckerman, Presidente e Qendres Kombetare te Kerkimit per Grate dhe Femijet. “Dhe natyrisht ka kaq shume kuptim sepse ne jetojme ne nje shoqeri ku te tjereve ju intereson se si dukeni.”
3.Stresi
Stresi mind te jete vdekjeprures, duke rritur rrezikun per problemet e zemres madje edhe kancerit. Stresi mund te coje ne depresion, e cila mund te coje ne vetevrasje – nje tjeter sjellje veteshkaterruese qe eshte tipike njerezore. Por percaktimi i sakte se pse ne stresohemi eshte e veshtire. Keto te verteta ndryshojne nga nje person te tjetri, megjithate: Vendi i punes modern eshte nje burim stresi per shume njerez, po ashtu si femijet. Me shume se 600 milione njerez ne mbare boten punonje 48 0re ne jave, sipas Organizates Nderkombetare te Punes. Dhe perparimet ne teknologji, smartphone dhe interneti – do te thote mjegullim i kufirit midis punes dhe kohes se lire. Reth gjysma e ketyre njerezve e sjellin punen ne shtepi, sipas nje studimi te koheve te fundit. Ekpertet e shendetesise sugjerojne ushtrime dhe gjume te mjaftueshem si dy nga menyrat me te mira per te luftuar stresin.
2.Kumari
Kumari gjithashtu duhet te jete ne gjenet tona, i ngulitur thelle ne trurin tone, te cilat mund te shpjegojne pse nje sjellje e tille potencialisht shkaterruese eshte kaq e zakonshme. Edhe majmunet luajne kumar. Nje studim qe maste deshiren e majmuneve qe te luajne kumar per te fituar, edhe pse shperblimi ishte duke u zvogeluar, primatet vepronin ne menyre irracionale dhe dhe vazhdonin te luanin per te patur mundesine te fitonin edhe dicka me shume. Sipas nje studimi te fundit, nese njerezit planifikojne se sa do te luajne, ata jane racional dhe gjakftohte. Por nese ata humbasin, racionaliteti humbet gjithshtu, dhe ata ndryshojne planin e lojes ose luajne akoma edhe me shume.
1.Thashethemet
Ne njerezit jemi te vendosur te gjykojme dhe te flasim per te tjeret, pa mare parasysh se sa e dhimbshme mund te jete, thone hulumtuesit. Ja se si e shikon Primatologjisti nga Oksfordi Robin Dunbar kete fenomen: Majmunet kujdesen per njeri tjetrin ne menyre qe te mbajne lidhjet shoqerore te forta. Por ne njerezit jemi me te evoluar, keshtu qe ne perdorim thashethemet si lidhje sociale. Te dyja jane sjellje te mesuara. Thashethemet percaktojne kufijte e grupit dhe nxitin vete-nderimin, tregojne studimet. Ne shume raste, qellimi i thashethemeve nuk eshte e verteta apo saktesia, ajo qe ka rendesi eshte lidhja qe thashethemet mund te formojne, shpesh ne kurriz te nje pale te trete. “Kur dy njerez ndajne antipati per nje person tjeter, ato (thashethemet) i sjellin ata me afer,” thote Jennifer Bosson, profesore psikologie ne Universitetin e Floridas.