Serbët zbrapsin forcat e KFOR-it në veri të Kosovës
Serbët zbrapsin KFOR-in në veri të Kosovës. Rreth 40 persona kanë bllokuar të enjten rreth orës 3:00 të mëngjesit
rrugën e “Ibrit” në fshatin Ibarska Slatina të Leposavicit, duke pamundësuar kështu lëvizjen e një automjeti të KFOR-it që ishte nisur nga kampi “Nathing Hill” në
drejtim të Mitrovicës.
Sipas të dhënave të fundit, ushtarët e KFOR-it ishin nisur në drejtim të Rudares afër Zveçanit për të larguar barrikadën e vendosur tek ura e këtij fshati nga grupe
kriminale serbe.
Një burim i ka thënë Kosovapress-it, se përfaqësues të lartë të KFOR-it janë shprehur shumë të shqetësuar në lidhje me zbulimin e informacionit rreth aksionit të
tyre.