Pesë persona janë paraqitur deri tan i në spitalin rajonal të Fierit si pasojë e pcikimeve nga merimanga e zezë. Me rritjen e temperaturave dhe mungesën e reshjeve helmi i saj sipas ekspertëve bëhet vdekjeprurës.
Sipas informacioneve të fundit nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se 5 personat e paraqitur me pickim nga vejusha e zezë nuk kanë pasur komplikacione pas mjekimit të marrë në spital. Mjekët thonë së këtë vit “vejusha e zezë” është shfaqur më herët se zakonisht si pasojë e motit të nxehtë, por më e keqja sipas bluzave të bardha vjen në muajt në vazhdim.
Nga ky insekt rrezikohen kryesisht fermerët të cilët merren me punë bujqësore. Këshilla e vlefshme është që të përdorin doreza dhe mjete të tjera mbrojtëse por në rast të pickimit pacienti duhet dërguar menjëherë në spital. Helmi “i vejushës së zezë” është i rrezikshëm pasi në vendin tonë nuk qarkullon antihelmi për t’a neutralizuar.
”Vejusha e zezë” është shfaqur fuqishëm pas viteve 90 e në vazhdim në qarkun e Fierit. Një pjesë e madhe e sipërfaqeve bujqësore ka mbetur djerrë dhe fermerët nuk përdorin më insekticide . Vetëm në 2 vitet e fundit merimanga e zezë ka sulmuar 30 persona duke shkaktuar vdekjen e disa prej tyre .