Në malin Karntamom në Kamboxhia u zbuluan disa enë qeramike të mbushura plot me skelete dhe kafka njerëzore.
Skeletet njerëzore u zbuluan në zonën Chnorngk Sroal, në një pllajë të malit Karntamom, i cili konsiderohet si vendi i zgjedhur i një race ende e panjohur njerëzore, të cilët varrosnin aty të vdekurit e tyre.
Enët prej balte, ku u gjendën këto skelete, kanë lartësi 50cm. Sipas studiuesve, kushtet e jetesës të kësaj race janë shumë të çuditshme.
“Racat Malësore të Karntamom, duket se i linin të ekspozuara të vdekurit, me qëllim që të ndahej mishi prej kockës në mënyrë natyrale, ashtu si në “varrimet qiellore në civilizime të tjera”, pohon kryetari i ekspeditës në raportin e tij, të publikuar në revistën shkencore “Radiocarbon”.
Kjo racë e panjohur, vendoste kockat e të vdekurve në enë balte, pasi ishin dekompozuar trupat e ekspozuar në ambient. Madje, në “pastrim” të mishit prej kockave, duket se ndihmonin dhe kafshët mishngrënëse të rajonit malor./albobserver/