Reaksioni nepermjet bashkimit te ftohtë ka qenë gjithmonë një temë e diskutueshme në mesin e shkencëtarëve. Një pajisje qe arrin te kryeje nje fusion(bashkim te disa elementeve kimike) te ftohtë dhe te arrije te gjeneroji energji,eshte thelbi qe mund të ndryshojë botën,pa pasur efekte negative,ashtu sic le energjia e prodhuar nga centralet berthamore,a po termocentraleve.
Nëse një reaksion me fusion të ftohtë,mund te prodhohoi nje energji me fuqi kolosale,atehere do të ishte praktikisht nje energji me e lirë për të gjithë.
Në një kohë kur metodat alternative të prodhimit të energjisë janë duke u studiuar dhe ezauruar plotësisht, dhe njoftimi per prodhim energjie me nje metode krejtesisht te re,perben nje lamj shume te madh.
Projekti dhe pajisja në vetvete do të jenë nën një marrëveshje te madhe per shqyrtim. Cold fusion ose bashkim i ftohtë ka qenë deklaruar si një mrekulli e shkencës.
Dhe prodhimi i një reaktori per ''bashkimi të ftohtë'' do të ishte pa asnjë dyshim përfituesi i shumë çmimeve të të gjithë racës njerëzore.Në 1980 u njoftua se dy shpikësit, Stanley Pons dhe Martin Fleishmann kishin zhvilluar bashkimin e ftohtë, dhe dueti u bë i famshem brenda natës në botën e fizikës.
Për fat të keq, pajisja e tyre nuk ishte testuar tërësisht dhe pretendimet e tyre nuk u realizuan. Shpallja ishte një nga lajtmotivet me të mëdha në historinë e fizikës,ku do ti jepej fund te gjithe pushtetit te energjise te prodhuara me një kosto të përballueshme nga mbare njerzimi.
Por tani një tjetër duet shkencetaresh,Andrea Rossi dhe Sergio Focardi,qe këtë herë vijne nga Italia,kanë bërë të njëjtën njoftim duke thënë se linja e tyre jo vetëm që mund të gjenerojnë energji nga bashkim i ftohtë, por në fakt kjo linje ka qenë ne eficence ne prodhimin e energjisë elektrike ne një fabrikë për dy vjet,pa asnje shqetesim.
Dhe nga ky njoftim ata janë duke u bërë një kërcim i forte dhe befasuese per spekulatoret e ketij realiteti. Asnjë gabim ne llogaritjet e rezultateve te prodhimit dhe te fuqise se linjes se Baskimit te ftohte,kane bere te mundur qe një fabrikë për më shumë se dy vjet te punoji me kete projekt,nen kete regjim.
Dhe dueti i shkencetareve italiane thonë se jane ne proces të prodhimit dhe shpërndarjes se linjes se tyre te fameshme. Nëse me te vertete Rossi dhe Focardi kanë arritur te fusin linjen e Could Fusionin ne nje proces te vazhdueshem,atehere lufta per prodhimin e energjise ngelet si një proces i mbyllur i së kaluares.
Dhe me prodhimin e energjise nepermjet Could Fusion,do te kemi nje energji me të lirë dhe si pasoje ajo do te shoqerohet me nje sere efektesh poziteive ne te gjithe ekonomine boterore.
Disa efekte pozitive te prodhimit te kesaj energjie nepermjet fusionit te ftohte,do te kete nje ndikim kolosal pozitiv ne uljen globale te ndotjes se mjedisit,sepse do te ulet kerkesa per centrale berthamore dhe termocentrale nga vendet ne zhvillim.
Dhe në qoftë se energjia e lirë mund të demonstrohet me një perdorim te gjithanshem,duke u bazuar tek kostot efektive, atëherë ne do të kishim një revolucion në prodhim qe nuk do ishte parë që prej fillesave revolucionit industrial te shek XIX
Makinerite e shpimit të puseve naftës do të pushonin dhe robotika me se fundi do të bëhej me kosto efektive të mjaftueshme për të automatizuar proceset teknollogike më të.
Me zhvillimin e robotikes per të hyrë në industrinë e ndërtimit, nevoja e punës njerëzore do të zhduket praktikisht.Kjo lloi energjie mund te shkaktonte nje efekt domono ne korporatat e medha ku jane aksionere ne prodhimin e energjise se centrallizuar,mbasi keto linja te thjeshta mund te instalohen ne shume zona industriale
Le t'ja leme realitetit ne se vertete kjo shpikje revolucionare do te jete efektive ne jeten e perditeshme te aktivitetit njerzor ne shkalle boterore.Deri tashti kjo tingellon me shume si nje fantashkence se sa e vertete ..