Dhuratë speciale për partinë në pushtet, këmbë e dekompozuar
Një pako e veçantë e mbështjellë si dhuratë u dërgua në selinë e Partisë Konservatore e cila mban pushtetin në Kanada.
Siç informon noa.al, “dhurata” e veçantë u hap nga recepsioni për shkak të erës së saj si dhe njollave të gjakut, ku brenda pakos u gjet një këmbë njeriu e dekompozuar.
Menjëherë pas kësaj u njoftua me urgjencë policia, ndërsa lidhur me këtë ngjarje të pazakontë në selinë e partisë që drejton vendin, u hap një hetim ku nisën pyetjet në zyrat postare si dhe në spitale.