Rrezikon gjashtë muaj burg pse peshkoi një troftë në Austri
Ndonjëherë baballarëve u lejohet të gënjejnë. Një baba nga Bavaria, në Gjermani, vendosi t’u bëjë një surprizë fëmijëve të tij. Mori nga frigoriferi dy trofta të ngrira përpara se të niseshin për piknik në Tirol, Austri. Aty, fshehurazi, nxori një troftë dhe e vuri në grep. Fëmijët e tij u lumturuan kur panë se babai kishte kapur peshk. Me gëzim ia treguan një kalimtari. Por surpriza e hidhur erdhi më vonë. Ndaj tij është ngritur një padi nga shteti austriak. Kalimtari e kishte kallëzuar për peshkim të paligjshëm. Avokati i familjes thotë se ky ligj është si në mesjetë. Tani pritet të nisë gjyqi dhe nëse gjendet fajtor, ai rrezikon gjashtë muaj burg.
Në Gjermani e Austri duhet të kesh leje për të gjuajtur peshk si dhe një patentë për peshkim. Kjo e fundit merret pas një kursi dhe provimi në shtet dhe shkon rreth 300 euro.