“Më pëlqen të hedh gjërat në erë dhe shkatërrimi në masë”
Një studente në SHBA është arrestuar pasi agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e saj në pyll dhe gjetën një sasi armatimi ilegal, armë zjarri, eksplozivë dhe drogë.
Por kur morën në pyetje Celia Alchemy Savage për këtë çështje, ajo u përgjigj qetësisht duke thënë thjesht: “Hobi im është të hedh gjërat në erë”.
Savage mesa duket pëlqente këtë jetë të dyfishtë pasi në rrjetet sociale kishte hedhur fotot e saj me armë, me motoçikleta, duke u hedhur me parashutë, etj.
“I përçmoj forcat e rendit. Nuk jam për shënjestra selektive, por për shkatërrim në masë,” shkruante ajo në Facebook.
Ajo kishte postuar në YouTube fotot e saj duke hedhur në erë tualete.
Por babai i saj tha se ajo nuk duhet të arrestohet për këtë çështje. Ai u shpreh se kjo sjellje e saj është e shëndetshme.
Babai i saj, Tommy tha: “Ajo pëlqen të shkojë për gjueti dhe peshk. I pëlqen të gjuajë. I pëlqen të hidhet me parashutë. Mendoj se gjithkush mund të qëndrojë në pronën e tij dhe të bëjë atë që do”. Si e bija, edhe ai i ka zët forcat e rendit.
Llogaria e vajzës në Facebook është e mbushur me shprehje si ajo e Kurt Cobain: “Vandalizmi është aq i bukur sa një gur në fytyrën e një polici”, apo të Scott Adams: “Nuk ka asnjë problem që nuk zgjidhet me ndihmën e eksplozivit”.
Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për përdorimin e substancave të ndaluara.