Lajme sensacionale vijnë nga Rusia, por këto lajme janë të pazakonta, pasi iu referohen lajmeve nga bota shpirtërore ditën kur në Rusi u rrëzuan dy avionë.
Ndërsa stafi i Shërbimit Federal të Sigurimit po ekzaminonte provat dhe arsyet e rrëzimit në zonat e Rostovit dhe Tulas ku avionët patën rënë nga ana tjetër dhe në të njëjtën kohë shkencëtarët e Shën Petersburgut pothuajse e kishin gjetur arsyen se pse avionët ishin rrëzuar, fatkeqësi kjo që sipas tyre ishte e realizuar nga një akt terrorist.
Interesi i tyre u zgjua kur falë valëve ultra të shkurtra që janë të lira nga valët e radios ata dëgjuan tinguj. Pas kësaj ata e rikthyen incizimin për ta ridëgjuar dhe në ato çaste të pranishmit u shtangën të gjithë pasi nga valët dëgjuan “ ishte një terrorist”
Ky lajm në fakt solli shumë sensacion. Fjalët u transmetuan edhe në “Radion e Shën Petersburg” dhe pas kësaj jo besuesit më në fund e kuptuan se bota e përtejme ekziston.
Por kureshtja për botën e përtejme dhe kapjen e tingujve të tyre nuk do të mbaronte këtu pasi një profesor i Universitetit të Radioteknikës me emrin Artem Mikhëv u interesua për një tjetër pikëpyetje që kishte lidhje me ngjarjen. Ai gjeti “ Transkomunikimin Instrumental Rus” një organizatë e fokusuar në bashkëpunimin me botën e përtejme.
Përpjekje të tilla në të vërtetë janë ndërmarr që në lashtësi. Shamanët dhe orakujt kalonin në tranc duke dëgjuar zëra nga planetët e universit.
Pas këtyre në histori ishte radha e spiritualistëve dhe përpjekjeve të tyre për të lexuar shënimet nga bota e përtejme duke rrotulluar një pjatë. Kishte nga ata spiritualistë të cilët jo vetëm falë shpirtrave mund të zbulonin informacione sekrete për njerëzit por madje edhe të parashikonin ngjarjet.
Vyachelsav Mesherakov, një ekspert në historinë e spiritualizmit deklaron se disa magjistar mund të ringjallnin të afërmit e vdekur për një kohë të shkurtër. Këta shpirtra silleshin si zombi por kishin pamjen e trupave që patën pasur kur jetonin.
Me shpikjen e radios bashkë me të u dëgjuan edhe tinguj të çuditshëm që shfaqeshin në toke. Në 1949-ën italiani Marcelo Becky, filloi të regjistronte ato zhurma dhe zëra dhe zbuloi se këta zëra mund dhe të replikonin apo përgjigjeshin kur i pyesje.
I frymëzuar nga eksperienca e shkencëtarëve të huaj, Artem Mikhëv filloi eksperimentet e tij në vitin 2002. Përgjigjet e fantazmave i vinin Artem edhe kur mikrofonet ishin të fikur.
Mr. Mikhëv tha se ditën kur u rrëzuan avionët ai po tentonte lidhjen me botën e përtejme. Ata nuk e dinin se cili ishte shkaku i rrëzimit të avionëve dhe kështu pyetën shpirtrat që me anë të valëve të radios ju përgjigjen se ishin terroristet ata që kishin shkaktuar rrëzimin e avionëve. Dhe në fakt vetëm pas ditësh ky informacion u konfirmua dhe publikisht.
Por me këtë teori se fantazmat flasin ishte edhe Sally Morrison nga një tjetër kontinent, një zëvendës presidente e filmave Miramax e cila falë një mediumi mori një mesazh nga bashkëshorti i saj i vdekur prej gjashtë muajsh se ai ishte shumë i mërzitur që ajo nuk kalonte aq shumë kohë me familjen e tij. Ajo e dinte që një fjali të tillë vetëm bashkëshorti i saj i ndjerë mund ta thoshte pasi e njihte mirë atë.
Dhe që nga ajo ditë Znj. Morrison u bë një nga personat që i besonin dhe praktikonin bisedat me të afërmit e tyre të vdekur.
Vitet e fundit numri i besimtarëve të tillë është rritur gjithmonë e më shumë dhe këtë e vërteton edhe një sondazh i bërë nga Gallup-i sipas të cilit rezulton se 20 % e respondetëve në 1996-ën besonin se të vdekurit mund të kontaktonin me të gjallët. 22 % të tjerë të intervistuar sipas sondazhit i patën praktikuar mënyrat dhe praktikat e kontaktimeve me të vdekurit.
Anembanë botës ka një rritje serioze të numrit të njerëzve që interesohen për subjektin e mediumit.
Medium të shumtë madje janë bërë dhe shumë të famshëm në emisionet amerikane kur përveçse “mrekullive” që performojnë japin edhe këshilla se si mund të kontaktohet me botën e përtejme njëra prej të cilave është edhe ajo e tabelës Ouija.
Spiritizmi madje ka tani edhe website si p.sh. Afterlifecodes.com, ku të interesuarit mund të navigojnë për të mësuar mënyra të ndryshme të kontaktimeve me të dashurit e tyre.
Dhe nëse kontaktohen apo jo me shpirtrat është ndërmarr dhe një tjetër eksperiment unik shkencor i cili ka nxjerrë përfundimet se ndoshta disa nga "mediumet shpirtërore" kanë aftësi paranormale. Shkencëtarët që kanë marrë pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet mbijetesës e vetëdijes pas vdekjes.
Deri tashmë të gjithë shkencëtarët kanë hedhur poshtë problematikën e lidhur për "jetën pas vdekjes", derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë. Mirëpo, studimi i parë laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t'i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të njerëzve, të cilët shpirtrat i kontaktojnë nëpër seanca.
Eksperimenti kishte mbyllur pesë mediume dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur.
Në të dyja grupet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njërin nga personat në laborator, ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizual. Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator.
Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: "Po dhe jo". Pas përfundimit të secilës seancë, hollësisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedonin më shumë se 80% të informatave për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravënit. Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93 %.
Tashmë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën "lexim të ftohtë", brenda të cilit "lexim" mediumet kanë parapritje inteligjente për njerëzit e vdekur. Mirëpo, shkencëtarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona të tjerë. Saktësia e tyre ishte 36 %, ndërsa parapritja më e mirë arriti madje edhe deri në 54 %, duke u përputhur me faktet.
Duke i prezantuar zbulimet në publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanë përfunduar se disa mediume shumë të shkathtë kanë aftësi për të fituar informata të sakta. Gary Schwartz, udhëheqës i hulumtimit, ka përfunduar: "Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme". Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur.
Është zbërthyer çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetëdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme. Në një eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nënën e ndjerë të të hulumtuarës, tri ditë para seancës dhe e ka thënë lutjen të cilën nëna ia kishte lexuar hulumtueses në fëmijëri.
Nga ana tjetër feja nuk i mohon bisedat me boten padukshme por për të bisedat nuk bëhen me te vdekurit, por me shpirtra të këqij apo shejtanë siç quhen në gjuhën popullore. Po sipas saj çdo njeri ka të paktën një xhind që e shoqëron, pra mediumet apo personat që thonë s’flasim me të ndjerët mund te pyesin xhindin e një personit të vdekur dhe kështu e marrin informacionin për atë që ka ndodhur...
Kjo si vepër konsiderohet magji dhe magjia është mëkat i madh dhe vetëm punë e djallit.