Teleskopi Gemini fotografoi mjegullnajën misterioze Sharpless 2-71
Një nga pamjet më të bukura të universit mundi të fotografojë teleskopi Gemini, që ndodhet në Hawaii.
Mjegullnaja Sharpless 2-71, ndodhet në plejadën e Shqiponjës, në distancë prej 3.260 vite dritë larg Tokës dhe i përket kategorisë të mjegullnajave planetare.
Mjegullnajat planetare
Pavarësisht emrit të tyre, këto mjegullnaja planetare nuk kanë lidhej apo nuk lidhen me planetë. Ato krijohen kur një yll, siç është Dielli ynë, hynë në fazën përfundimtare të jetës së tij, me lëndët “djegëse” të tij (veçanërisht hidrogjeni) të jenë konsumuar përfundimisht. Kur ndodh kjo, shtresat e brendshme zgjerohen/tkurren dhe kështu temperatura bie shumë ndjeshëm, duke krijuar një mjegull pluhuri dhe gazrash. Rrezatimi që buron nga ylli jonizon mjegullnajën duke e bërë atë të duket kaq ndritshme.
Sharpless 2-71
Sharpless 2-71, ishte zbuluar para disa dhjetëvjeçarëve -më saktë, në 1946-ën nga Rudolph Minkowski- dhe shkencëtarët besonin se ishte produkt i një ylli të ndritshëm, i cili kishte hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të tij, gjë kjo që duket dhe në fotografi, me yllin në qendër të mjegullnajës.
Por, vëzhgime të tjera, çojnë në konkluzionin se krijuesi i mjegullnajës nuk është ylli i ndritshëm, pasi rrezatimi të ai emeton nuk është aq i fuqishëm sa të jonizojë dhe të bëjë mjegullnajën të shndrijë kaq shumë. Njkë ekip shkencëtarësh, nga Universiteti Macquarie në Sydney, pretendon se “babai” i Sharpless 2-71 është një yll tjetër, i cili është më pak i shndritshëm por emeton një dritë blu.
“Morfologjia kaotike e Sharpless 2-71, tregon se është produkt i procesi shumë të komplikuar kozmik”, deklaron Luis Miranda, i Institutit të Astrofizikës në Andaluzia të Spanjës, i cili nuk është amtarë i ekipit të shkencëtarëve, por ai ka studiuar shumë më hollësisht mjegullnajën Sharpless 2-71.