Një aventurier i çmendur vendosi emrin e tij në librin e arritjeve të pabesueshme, duke u shndërruar në personin e dytë në botë që arrin t’i mbijetojë një rënie prej 80 metrash nga një prej ujëvarave më të larta në botë.
Rafael “Rafa Ortiz” vendosi të sfidonte ujëvarën e Paluzës në shtetin e Uashingtonit, duke u hedhur me vullnetin e rij në rënie të lirë.
”Ishte një kohë shumë e gjatë deri në rënien në ujë. Rënia e lirë më e gjatë në jetën time. Impakti me ujin nuk ishte shumë i fortë dhe më pas, rrymat nisën të më nxirrnin lart së bashku me kajakun tim. U kapa fort pas tij dhe në fund arrita të ngjitem në sipërfaqe”, deklaroi Ortiz.
24-vjeçari, me këtë arritje shndërrohet në njeriun e dytë në botë që arrin të realizojë një hedhje të suksesshme nga ujëvara e Paluzës, e cila i ka kushtuar jetën shumë aventurierëve të tjerë.