Kur një vogëlush tre vjeçar në Kinë vendosi që të shihte nënën e tij, ai për pak sa nuk humbi jetën duke shkuar tek e ëma.
Pamjet e kamerave tregojnë vogëlushin në mes të trafikut me motoçikletën e tij lodër.
Makinat, përfshi edhe autobusë të mëdhenj, për pak sa nuk e përplasën vogëlushin, i cili nuk ia kishte idenë për rrezikun me të cilin përballej.
Fëmija qëndronte me gjyshin ndërkohë që nëna punon në një restorant KFC. Por kur gjyshi u fut brenda në dhomë, ai nisi udhëtimin drejt nënës.
Për fat një polic rrugor e ndaloi vogëlushin dhe e nxori jashtë kryqëzimit. Ai kishte udhëtuar rreth dy kilometër kur u ndalua.