Nëse në ëndrrat tuaja … (” dhe sipas portofolit tuaj, sigurisht ” ) përfshihen pushime në një ishull ndryshe nga të tjerët, atëherë Makepeace Island është vendi i përshtatshëm.
Të paktë janë ata që dinë për ekzistencën e këtij ishulli, i cili ndodhet pranë Queensland të Australisë, ku kalon edhe lumi Noosa. Ky ishull i përket miliarder të Virgin, Richard Branson.
Me pak fjalë, bëhet fjalë për një ishull privat, që është shndërruar në një atraksion turistik, i cili mund të mikpresë deri në 22 veta, duke i ofruar pushime luksoze në këtë parajsë tokësore!
Fillimisht të tërheq vëmendjen forma e ishullit, që ngjason me një zemër të gjelbëruar, e cila është zhytur në ujëra të kristalta, duke i lënë vizitorët pa mend.
Në një sipërfaqe prej 25 dynim, është ngritur një resort luksoz, që ofron pushime të paharrueshme. Edhe plazhet me rërën kuruese, palmat që prekin ujin, botën ujore me korale e peshq të veçantë… janë thjesht të mrekullueshme.
Në këtë ishull ushtrohen të gjitha llojet e sporteve ujore, ka spa dhe pishina të teknologjisë së lartë, ndërsa ushqimi është përgatitur nga shef të njohur kuzhine, e argëtimi zgjat deri në orët e mëngjesit me live party që organizohen në rërë…
Richard Branson e bleu ishullin për të krijuar strehëzën e tij personale, por me kalimin e kohës kuptoi që mund ta përdorte si destinacion turistik për miq e persona të zgjedhur, duke e dhënë me qira.
Tashmë, cili është çmimi? Nuk do t’jua tregojmë, sepse nuk duam… t’ju prishim ëndrrën!