Majlinda Kelmendin e “bezdis” flamuri shqiptar!
Një nga sportistet më elitare nga Kosova, xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila është shpallur kampione e botës për të rinjtë, po bën të gjitha përpjekjet që të shkojë në olimpiadën e Londrës, ...por jo me flamurin shqiptar. Kelmedi ka garuar edhe më parë nën siglën e Shqipërisë, madje ka pretenduar se mund të marrë pasaportë azerbajxhanase etj., duke qenë se nuk po gjen mbështetjen e duhur financiare nga shteti shqiptar, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia ka bërë të qartë se nuk mund të garojë për Kosovën, duke qenë se shteti i ri nuk njihet ende nga pjesa dërrmuese e vendeve të OKB-së.
Kelmendi ka marrë së fundmi një tjetër nismë, duke i dërguar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar një kërkesë për të garuar si sportiste e pavarur, me flamurin olimpik! Sigurisht që ka vend për shumë kritika ndaj shtetit shqiptar, që thuasje nuk përkujdeset fare për sportistet elitare që sjellin edhe medalje botërore, por edhe ky insistim i xhudistet Kelmendi për të garuar me flamurin Olimpik dhe jo me atë shqiptar, kur s’ka zgjidhje tjetër për të përfaqësuar Kosoven, duket i pakuptimtë. Ndoshta edhe Shqipërisë nuk i duhen medaljet e marra nga sportistë që nuk e ndiejnë flamurin kuqezi.