Pas Fransua Holland dhe Angela Merkel, Italia dhe Spanja vendosën gjithashtu të dëbojnë ambasadorët e Sirisë në shenjë proteste për gjakderdhjen në qytetin Hula, ku mbeten të vdekur 108 njerëz.
Ambasadorja e Sirisë në Francë, Lamia Sakour pritet të dëbohet ose gjatë ditës së sotme ose ditën e mërkuarë, në shenjë proteste dhe përgjigje për gjakderdhjen në qytetin Hula të Sirisë, ku gjetën vdekjen 108 vetë, ndër të cilët 49 ishin fëmijë, njoftoi sot presidenti Francezë Fransua Holland.
Vendimi do t’i njoftohet ambasadës së Sirisë “sot apo nesër”, theksoi Holland, gjatë një konference për shtyp.
Pak orë më vonë, u bë e ditur nga Agjencia Gjermane e Lajmeve se dhe Gjermania do të dëbojë ambasadorin e Sirisë në Berlin, në shenjë proteste për gjakderdhjen e madhe të katër ditëve në parë.
Ambasadori i Sirisë, u thirr në Ministrinë e Jashtme, ku dhe do t’i njoftohet se ka në dispozicion vetëm 72 orë për t’u larguar nga vendi, njoftuan burime pranë kësaj ministrie.
Kështu, pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Spanja dhe Italia vendosën të dëbojnë ambasadorët e Sirisë nga vendet e tyre.
Sipas informacioneve të ardhura nga brumime diplomatike në Madrid, Ministria e Jashtme e vendit po kryen të njëjtin veprim në sinkronizim me shumë vende të tjera të Europës.
Në Romë, Mistria e Jashtme Italiane, njoftoi gjithashtu se ftoi ambasadorin e Sirisë në Romë që t’i njoftoi atij vendimin se është “person i pa dëshiruar”, kështu që duhet të braktisë vendin sa më shpejtë të jetë e mundur, kjo në shenjë proteste për “gjakderdhjen e madhe dhe dhunës ndaj qytetarëve sirianë dhe vrasjet e shumta ndaj të pa armatosurve, vrasje këto për të cilat fajtor është qeveria e siriane”./albobserver/