Nje grua eshte bere e panjohur tashme pasi pesoi nje reaksion te forte alergjik nga kapaku i iPhone qe kishte blere dhe e gjeti veten te mbuluar me nje ngjyre te kuqe te flakte.
Jenny Taylor, gruaja 30 vjecare, pergjegjese marketingu, vuri re se fytyra e saj po pesonte nje reaksion te cuditshem pak pasi kishte vendosur nje kapak te ri telefonit te saj.
Ne shume pak kohe ajo u mbulua me pulla te kuqe alergjike ne fytyre dhe ne qafe, vertete te frikshme, dhe u be edhe me keq ne pjeset ku kapaku i iPhone kishte pasur kontakt me lekuren.
Zonja Taylor shkoi menjehere ne spital ku e ema e saj mezi e njohi, me pas ate e derguan ne shtepi pasi i dhane disa kokrra antistaminici per te qetesuar reaksionin alergjik.
Mengjesin tjeter fytyra e vajzes ishte fryre aq shume saqe mezi ajo mund te hapte syte dhe mezi pertypej. Keshtu qe u rikthye ne spital nga ku pas analizave u zbulua se ilacet kishin zhvilluar edhe 13 reaksione te tjera alergjike.
Gruaja me origjine nga Liverpool te Anglise, iu deklarua se eshte alergjike te rreth 40 elementeve sic jane xhinset, monedhat dhe dorezat e dyerve.
Ajo me pas deklaroi duke thene se fytyra e saj kishte marre pikerisht formen e iPhone 4 dhe i ishin krijuar disa flluska te fryra. Tashme kesaj gruaje i duhet te ruhet thuajse nga cdo lloj objekti perreth qe prek sepse lekura e saj eshte shume e ndjeshme ndaj kontakteve me objekte dhe materiale te ndryshme.