Shkencëtarët kanë gjetur bakterin në fund të oqeanit paqësor, i cili nuk është ushqyer në 86 milionë vitet e fundit dhe pohojnë që ai mund të jetojë pa ushqim. Bakteri është zbuluar kur hulumtuesit e kanë shpuar një vrimë në shtresën e baltës të kuqe në fund të oqeanit paqësor.
Kjo është zonë në të cilën nuk ekziston jeta dhe pjesa më e madhe e planktoneve dekompozohet para se të prekin fundin e thellë. Hans Roy, nga Universiteti Aarhus në Danimarkë, i cili ka publikuar rezultatet e hulumtimit në zhurnalin “Science”, tha që kur krijohet shtresa e rendimenteve në fund të oqeanit në atë pjesë, duhet të kalojmë mijëra vite para se të krijohet shtresa tjetër.
Roy ka qenë pjesë e ekspeditës e cila në vitin 2009 ka filluar hulumtimet e pjesës në të cilën kanë gjetur bakterin e gjallë, i cili nuk është ushqyer për miliona vite, sepse në atë pjesë nuk ka ushqim.
“E kanë braktisur tokën para 86 milionë vitesh me sasi të caktuar të ushqimit dhe ende jetojnë duke iu falënderuar atij ushqimi. Kjo është sikur ta preni piten në gjysmë dhe të vazhdoni ta bëni këtë gjë përsëri. Është mjaft e thjeshtë dhe e çuditshme”, tha Hans Roy dhe shtoi se si bakteret kanë metabolizmin më të ngadalshëm, me nevoja jashtëzakonisht të vogla për ushqim dhe oksigjen. “Unë kam 63 kilogramë dhe ha disa kilogramë ushqim në ditë. Për të ngrënë peshën time do të më duheshin rreth dy muaj. Këtyre organizmave u nevojiten mijëra vite për të ngrënë peshën e tyre”, sqaron shkencëtari nga Universiteti në Aarhus. Roy nuk ka konfirmuar saktësinë e informatës që janë gjetur bakteret e vjetra 86 milionë vjet, por ka thënë që ato kanë filluar të shumohen në kohën e dinozaurëve.