Mjekët e ndihmës së shpejtë në Aberdarem një qytet në jug të Uellsit u detyruan të rrëzojnë muret e shtëpisë për të shpëtuar një adoleshente obeze e cila ishte ndier keq, ishte kjo mënyra e vetme për të nxjerrë nga dhoma e saj Georgia Davis, e cila peshon 400 kilogramë dhe konsiderohet si adoleshentja më e shëndoshë në Mbretërinë e Bashkuar.
Për të bërë të mundur nxjerrjen e saj u deshën 8 orë si dhe 40 punonjës, mjekë dhe zjarrfikës, vajza e cila është 19 vjeç u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por vetëm pasi u rrëzua një pjesë e çatisë së shtëpisë së mamasë dhe u rrëzua muri ndarës u bë e mundur nxjerrja e saj nga banesa.
Georgia pati vështirësi edhe gjatë transportit drejt spitalit.