Alarmi i rremë për bombë tek “Tajvan”, identifikohet telefonuesi, nga Kavaja
TIRANE – Identifikohet dhe shoqërohet në polici autori i alarmit të rremë për bombë tek kompleksi Tajvan në
Tiranë.
Burimet nga policia thanë se sot 12.00’ është marrë njoftim, përmes Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, se në ambjentet e Kompleks
Tajvan në qëndër në Tiranë, është vendosur një bombë.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, duke rrethuar dhe evakuar banorët përreth, mbërritën Ekspekt të Njësisë
Speciale të Antiekspolzivit, Ekspert Kriminalistë, Specialistë të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut
Tiranë, të cilët kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale.
Pas kryerjes së telefonatës, nën drejtimin e drejtuesve të Policisë së Kryeqytetit, grupi hetimor ka bërë identifikimin e telefonatës nga ku rezulton se, thirrja e
telefonike është bërë nga qyteti i Kavajës, me nr. celulari 068 51 60 873, poseduesi i të cilit është shoqëruar dhe po merret në pyetje në ambjentet e Komisariatit
të Policisë Kavajë.