Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit ka konfiskuar gjatë kontrolleve të kryera për periudhën mars-maj
rreth 280 automate të lojërave të fatit.
Pas kontrolleve intensive që janë bërë vetëm për dy muaj ka rezultuar se kompani të lojërave të fatit ushtronin aktivitet në mungesë të dokumenteve për këto
makineri. Njësia e mbikqyrjes së lojërave të aftit i ka bërë konfiskimin e makinerive pa dokumenta si dhe ka bërë asgjesimin e plotë të tyre në ambientet e
Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Sipas ligjit për lojërat e fatit, jo më pak se 50 për qind e xhiros duhet të përfitohet nga lojtarët.
Makinat jashtë standardeve lejojnë organizatorët e lojërave të fatit që të përcaktojnë vetë marzhe shumë të ulëta të fitimit përmes veprimeve mekanike të
pakontrolluara.
Kontrollet dhe asgjesimet bëhen për qëllim vendosjen e rregullave të qarta dhe të barabarta për të gjithë operatorët në këtë treg dhe trajtimin e tyre me një
standart të vetëm siç e parashikon ligji.