Greqi, kriza, nëna hidhet nga ballkoni me gjithë djalin në Athinë
Athina është tronditur sot nga një tjetër vetëvrasje. Një nënë me gjithë djalin e saj i kan thënë fund jetës në
rrethana tragjike duke u hedhur nga ballkoni i banesës se tyre ne kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, ndërsa sipas policisë, gruaja 90 vjeçare dhe djali isaj 60 vjeç u hodhën se bashku nga kati i gjashte ishtëpisë, për shkak te
problemeve financiare.
Djali, me profesion muzikant, kishte mbetur pa pune ndërsa jetonte bashke me të ëmën, me 340 euro te ardhura, nga pensioni i të moshuarës. Ngjarja ka tronditur
banoret e zonës, dhe është një tjetër mesazh irende për gjendjen ekonomike ne te cilën ndodhet Greqia.
Kjo është historia e dyte e rende e ndodhur brenda pak kohesh ne Greqi, kur një pensionist vrau veten ne qendër te Athinës po për shkaqe te renda ekonomike.